Flash

Ja cilat janë disa nga mitet seksuale më të çuditshme

Lapsi.al 9 August 2015
Ja cilat janë disa nga mitet seksuale më të çuditshme

A mund të derdhin edhe gratë si burrat? A mund të shpërthejnë koqet e një mashkulli? A ekziston “vagina me dhëmbë”?

Gazeta gjermane Bild teston disa nga mitet seksuale më të çuditshme dhe sjell një përgjigje nëse janë të vërteta apo jo.

“Vagina dentata” (me dhëmbë)

Miti i vaginës me dhëmbë është të paktën nga ana anatomike një gjepurë. Megjithatë, “Vagina dentata” ekziston që në historitë e lashta të indianëve. Sipas psikoanalistit Zigmund Frojd, “p… me dhëmbë” simbolizon në fakt frikën e meshkujve nga tredhja.

“Squirting”, femrat që derdhen
“Squirting” është bërë e famshme në filmat porno. Megjithatë në shumicën e tyre, skenat janë të rrema. Aktoret femra e mbushin abdomenin me ujë për ta derdhur më pas. Por në të vërtetë ka femra që derdhen. Një studim thotë se një e treta e tyre e bëjnë këtë gjë. Së fundmi një studim thotë se bëhet fjalë për thjesht urinë.

Vibrator me recetë mjeku?
Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Autorja amerikane Mary Roach shkruan se grave në SHBA u rekomandohet me recetë një vibrator i veçantë për të luftuar mungesën e dëshirës seksuale. “Eros Clitoral Therapy Device” është një lodër seksuale me vulë mjekësore.

Orgazma shkakton dhimbje koke
Është pikërisht momenti kur duhet të përjetosh gjënë më të bukur në botë, kur të shpërthen dhimbja e kokës. Burrat vuajnë tre herë më shumë se gratë nga kjo dhimbje. Sulmi ndodh gjatë ose pak përpara orgazmës. Arsyeja: gjatë seksit rritet presioni i gjakut dhe dioksidi i karbonit në trup. Arteriet në tru nuk e përballojnë këtë situatë. Këshilla: Shmangni seancat e shpejta të seksit dhe merrni një qetësues përpara se ta bëni.

“Budallenjtë q… më mirë”
Ekziston një perceptim se ata që kanë një koeficient të ulët inteligjence, e bëjnë më mirë. Por nuk është e vërtetë. Megjithatë njerëzit që kanë më shumë stres dhe angazhime e kanë më të vështirë që të angazhohen plotësisht në aktin seksual.

Tullacllëku të bën potent
Na falni zotërinj, por ky është një justifikim për humbjen e flokëve. Është e vërtetë se tullacët kanë më shumë testosteron në gjak. Por kjo nuk do të thotë se ata janë të fuqishëm seksualisht. Testosteroni është hormoni më i famshëm i seksit, por jo i vetmi dhe as vendimtari.

Cola Light i mbron femrat nga shtatzënia
Ka disa femra që e shpëlajnë vaginën me Cola përpara dhe pas seksit, duke menduar se kjo shërben si kontracepsion. Për fat të keq nuk është e vërtetë.

Koqet mund të shpërthejnë
Ka disa meshkuj që mendojnë se nëse nuk bëjnë seks ose nuk masturbojnë, do u plasin topet. Po bëni shaka? Edhe pse ato prodhojnë spermë vazhdimisht, ajo nëse nuk derdhet, shpërbëhet. Mos harroni edhe ëndrrat e lagështa.

A shërben pirsing si stimulues në seks?
Varet. Nëse është në klitor, mund ta stimulojë atë. Nëse është në buzët e vaginës, nuk ka ndonjë efekt. Pirsingu në penis stimulon edhe mashkullin, edhe femrën. Dhe pirsingu në zonat intime shërohet më shpejt se ato në vendet e tjera të trupit

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI