Flash

BBC: Si luftojnë shqiptarët kundër syrit të keq (foto)

Lapsi.al 2 August 2015
BBC: Si luftojnë shqiptarët kundër syrit të keq (foto)

Një traditë shqiptare, e cila i bën përshtypje shumë të huajve, por edhe vetë shqiptarëve, është në qendër të një reportazhi të përgatitur nga BBC dhe të shumëlexuar në portalin e tyre. Gazetarja Elizabeth Gowing thotë se kudo nëpër Shqipëri mund të shohësh kukulla prej pellushi, të varura përpara ndërtimeve të ndryshme, qofshin shtëpi ose biznese. “Në shqip i quajnë thjesht majmunë, një fjalë që përdoret për kukullat e buta”. Por përse i varin shqiptarët? “Ka lidhje me fenë? Por përgjigja që vjen nga myslimanë apo katolikë është e njëjtë: feja nuk është e rëndësishme”. “Pronarët e shtëpive e pranojnë: është diçka më serioze- majmunët i mbrojnë nga syri i keq”. Dikush i thotë gazetares se syri i keq mund të çajë një gur në dysh, aq i fuqishëm është. Madje një usta, që ka punuar edhe në Londër, thotë se beson shumë tek syri i keq. “Nuk e kisha varur majmunin tek godina dhe erdhi policia. Po më shkaktonin probleme. Djali im shkoi dhe e bleu një majmun dhe tani nuk kemi më probleme”. Gazetarja thotë se askush nuk di të shpjegojë se nga erdhi ideja fillestare, por ka ardhur pas rrëzimit të komunizmit. Ajo shton se edhe hudhrat përdoren kundër syrit të keq, por edhe kafkat e disa kafshëve. “Këta majmunë janë idhujt e kapitalizmit. Më të fuqishëm se feja, madje edhe se nacionalizmi, në atë që dikur ishte një shtet ateist. Një nga shtëpitë që kam vizituar është në pronësi të një minatori në pension. Shtëpia e tij mbrohet nga një majmun gri, sa një fëmijë i vogël. “E vura sapo ndërtova shtëpinë. Ishte një flamur shqiptar, por atë e hoqa. Atë e vë vetëm kur ka festa. Majmuni qëndron gjithmonë”.

Rabbit hanging from aerialGrey soft toy hanging from roofChild reaches up to a teddy bear from a balconyStuffed toy and vegetables hanging from roofPink toy hanging from window

Të këshilluara

E keni provuar seksin "artizanal"?

Për seksin artizanal për herë të parë ka filluar të flasë terapeutja e seksit dr. Ruth Westheimer. Kjo damë ësht&eu...

21:34

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI