Flash

“The Telegragh”: Shqipëria, sekreti i mesdheut

Lapsi.al 28 July 2015
“The Telegragh”: Shqipëria, sekreti i mesdheut

Kohët e fundit shihet një interesim i shtuar i mediave britanike për turizmin shqiptar.

 
Një i tillë është edhe shkrimi realist i editores së gazetës së madhe britanike “The Telegragh” të Londrës, Caroline Shearing, e cila në shkrimin “Shqipëria, sekreti më i ruajtur i Mesdheut?” shkruan se “në kthimin në histori për një ditë, ajo gjeti në Shqipëri një mikprijte të ngrohtë, ushqim të jashtëzakonshëm me produkte deti, ku Butrinti është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Europës”.
 
Pasi përshkruan kalimin nga Greqia në Shqipëri në pikën kufitare të Qafë Botës, ku i ka bërë përshtypje relievi i pyllëzuar në anën greke dhe terreni i zhveshur në territorin shqiptar, asaj i tërheqin vëmendjen ndërtimet dhe betonizimi i Rivierës dhe Sarandës, duke pyetur përkthyesen e saj tërë humor se “sa shumë preket Shqipëria nga tërmetet?”.
 
Gazetarja britanike mahnitet nga Butrinti dhe, duke iu referuar poetit romak të lashtësisë, Virgjilit, i cili për Butrintin shkuante se “pashë përpara meje një Trojë në miniaturë”, në shkrimin e saj për Butrinin, editorja e “The Telegraph” të Londrës shkruan se “Butrinti është një nga qendrat arkeologjike të ruajtuara më mirë në Europë, edhe pse ka shumë për t’u zbuluar në atë”.
 
Për gazetaren britanike Caroline Shearing “Shqipëria, ndoshta nisur edhe nga historia e vendit, është një vend që po nxiton të kapë kohën e humbur dhe kjo është evidente më shumë në peizazhin e saj jashtëzakonisht të bukur, ku bien në sy kolonat e e betonit”.
 
“Pjesa më e madhe e Rivierës shqiptare në grykë të Adriatikut është ende e pazhvilluar, me një numër plazhesh me rërë të imët në këmbë të maleve të lartë, por që ka nevojë të bëjë më shumë për të mbrojtur vijën e saj bregdetare, nëse ky vend dëshiron të shmangë katastrofat e mjedisit dhe ato arkitekturore”, konstaton gazeta britanike “The Telegragh”.
 
Pasi citon një çift britanikësh në Sarandë, të mahnitur për çmimet e ulëta të një dreke prej 50 eurosh, në shkrimin e saj, editorja e turizimit e gazetës britanike nuk lë pa përfshirë pyetjen habitëse të zyrtarit grek të kufirit, kur i kontrollon pasaportën se, “përse një angleze ishte në Shqipëri”. Por, fjalia e fundit e shkrimit të gazetares angleze është dëshira e saj për ta vizituar dhe shijuar sërish, së shpejti, Shqipëri.
 
 

Të këshilluara

Një 100-vjeçare shtatzanë

Një stër-stërgjyshe që po mbush gati 100 vjeç ka marrë një letër nga spitali ku i thuhet se është shtatzan&e...

11:20

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI