Më lejoni ta perfeksionoj injorancën time. Dija shumë pak nga historia e vonshme e Ballkanit para se të nisesha. Nuk na e kanë mësuar në shkollë sepse po ndodhte ndërkohë që ne ishim në shkollë. Kam kujtime të mjegullta nga pushtimi i Sarajevës nëpër lajme, por mosha ime prej adoleshenti nuk ishte e interesuar për lajmet.
Duke u bërë gati për tu imbarkuar në një xhiro me autostop nëpër juglindje më dha pak kohë që të përgatitesha, njëlloj sikur të kisha mbaruar provimet të premten dhe të nisesha të martën.
Kriteret për aventurën tonë ishte një xhep i mbushur me atlasë dhe që asnjëri prej nesh i kishte vizituar. Ky udhëtim duhet të kalonte nëpër vende nomade dhe pak të vizitueshëm. E prenotuam rrugën e nisjes për në Greqi dhe fluturimin e kthimit nga Kroacia me një muaj diferencë.
Kur ka pritshmëri, është e vështirë të zhgënjehesh.
Vendet e udhëtimit kanë së fundmi një krizë të fortë politike dhe ishte iluminuese sepse personat që takoje në bare dhe hotele janë të rinj dhe kanë përjetuar rënien e komunizmit. Besoj se quhet një burim i fortë i termave të kërkimit. Një burim kryesor është ulja në një bar me stola druri dhe të shijosh birrën lokale si për shembull të bukurën Klardi.
Shqipëri është vendi i njerëzve më të sjellshëm që kam takuar ndonjëherë. Nuk është qendra e trafikut të seksit, siç druhej nëna ime. Gjithçka që takova ishte një skenar i mrekullueshëm, lokale interesante, birrë me shije të mirë dhe të lirë dhe qofte që do ti kujtoj gjatë.
Nuk bëjnë pellgje prapa shtëpisë, apo siç bëjnë në Tiranë (kryeqyteti) që mesa pashë mirë nëse nuk do të flisnim për rrëshqitjen e një mikut tonë që ishte kryefjala e natës, nata i arriti rezultatet.
Shkupi mund të përshkruhet si një Disneyland me plot statuja falso. Një drekë me një grup të madh të huajsh mund të shijojë dhe të mbahet mend gjithmonë pavarësisht nga rrethanat.
Hëngrëm një mëngjes të mrekullueshëm në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Babai im na u lut të mos shkonim aty. Përse nuk më pëlqente New York, ashtu si nëna dhe motra ime kishin bërë, si një person normal? Sepse është mrekulli këtu baba. Unë do të shkoj në New York kur të jem në moshën tënde.
Mali i zi ishte depresioni ynë, pika jonë më e ulët. Mungesa e një plani që e kishte bërë udhëtimin tonë kaq spontan dhe të bukur na bëri që ta kalonim natën në një stacion autobusi lokal pa çati. Gjithçka është një ankedodë nëse e thua në mënyrën e duhur, apo jo? Edhe Texas Hold 'Em e luajtur me shkopat e cocktail është e lejuar për të kaluar shumë orë.
E shumëpritura Sarajevë kishte shumë potencial. Një qytet iu bukur që përfaqëson atë që ai është. Deshëm të lanim rrobat në një lavanteri, por për shkak të një problemi të tharëses së tyre na u desh të mbanim në trup për 3 ditë njëjtat rroba.
Do të kthemi.
I tillë është Mostar, ku me një prenotim shkon në Medjugorje në një nga ditët më të mira për irlandezët. Bleva edhe një ylber të ngjyrosur.
Dhe për urra-në e fundi. Hvar. 3 ditë gabimisht të shkuara në një plazh për nudistë dhe gabimisht të kthyer në shtëpi në 6 të mëngjesit, duke e ndier avullin e jetës reale
Një kapele fluturuese.
/Titulli origjinal i artikullit është: “Shqipëria... jo qendra e trafikimit seksual, siç frikësohej nëna ime” shkruar nga irlandezja Ruth Comber për “The Irish Times”/