Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Dyshoni se ai ju tradhëton? 6 këshilla nga një agjent i FBI-së

Lapsi.al 9 June 2015
Dyshoni se ai ju tradhëton? 6 këshilla nga një agjent i

Nëse për ndonjë person, qoftë kur është fjala për partnerin emocional, mikun apo anëtarin e familjes, dyshoni që po ju gënjen, shumë lehtë mund ta zgjidhni dilemën dhe të bindeni se çfarë ka pas atyre fjalëve të ëmbla. Ish-agjenti i FBI-së, Jack Treyarch, jua tregon 6 shenja nga të cilat mund të mësoni që partneri po ju gënjen, transmeton Telegrafi.

1. Sillet ndryshe
Për shembull, nëse e pyesni ku ka qenë të premten në mbrëmje, ndërkaq ai fillon të marrë frymë thellë, prek hundën, buzët, kollitet – me siguri diçka nuk është në rregull.

2. Shikon në dysheme
Nëse mashkulli diçka fsheh nga ju, do të fillojë të shikojë në dysheme madje pa lëvizur qerpikët! Gënjejnë pa kurrfarë turpi!

3. Kur e pyesni përgjigjet me kundërpyetje 
Gjithmonë ka qenë dhe do të jetë – sulmi është mbrojtja më e mirë. Kjo taktikë të cilën çdo mashkull tradhtar e përdor me më shumë dëshirë – pyetjes suaj do t’i përgjigjet duke ju pyetur, sepse kështu të ketë kohë për të shpifur ndonjë gënjeshtër sa më të bindshme.

4. Fajin e vet jua vesh juve
Kur njerëzit janë fajtorë, zakonisht përpiqen fajin t’ia hedhin atij ndaj të cilit kanë gabuar, thotë agjenti i FBI-së.

5. Ndryshon bisedën
A keni vërejtur ndonjëherë që njerëzit kur e thonë të vërtetën, gjithmonë e tregojnë të njëjtin tregim? Kini parasysh, nëse ndryshon tregimin, me siguri fsheh diçka nga ju!

6. Betohet në çdo gjë dhe për çdo gjë
Nëse ndërgjegjen e ka të pastër, kurrë nuk do të ulë veten aq poshtë sa që të betohet rrejshëm, vetëm e vetëm për të fshehur gabimet e veta. /Telegrafi/

Të këshilluara

Tragjedi për Simpson, vdes Bart

Tragjedi për Simpson. Ka vdekur Bart. Megjithatë kujdes, do të rizgjohet së shpejti. Në episodin e Halloween të edicionit të ...

16:36

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI