Elvis Roshi, kryetari aktual i bashkisë së Kavajës dhe kandidat për një mandat të dytë është shumë i lidhur me gratë. I konsideron ato si forcë reformuese, ashtu si shefi i tij, Rama. Konkluzion ky që rezulton të ketë ardhur pas vëzhgimeve të thella e të holla ka kryer kryebashkiaku i Kavajës. Se cilat janë vëzhgimet e realizuara prej tij nuk dihet. Kjo foto paraqet ndoshta një pjesë të tyre. Nuk është e qartë nëse Roshi dhe kreu i PS në Kavajë ia kanë ngulur sytë në të pasme kësaj gruaje që po flet para tyre si pjesë e vëzhgimeve për të kuptuar më mirë “rolin e gruas”, apo tek ajo ka patur diçka që nuk shkon. Në foto duket se të pasmet e saj kanë tërhequr edhe vëmendjen e një zonje tjetër.