Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Flokëkuqet, më të zjarrtat në seks, ndërsa biondet dhe brunet...

Lapsi.al 7 April 2015
Flokëkuqet, më të zjarrtat në seks, ndërsa biondet dhe

Ka një lidhje të fshehtë mes ngjyrës së flokëve dhe jetës seksuale, meqenëse edhe nëpërmjet ngjyrës së flokëve ne tregojmë ç’natyrë kemi. Duket se ato që bëjnë më tepër seks janë flokëkuqet dhe menjëherë pas tyre renditen biondet. Kjo sipas një sondazhi të fundit të kryer në Gjermani.

Nga ky hulumtim i bërë në Universitetin e Hamburgut, rezulton se flokëkuqet janë ato që kanë më shumë partnerë, ndërsa seks për një natë janë të prirura të kenë më shumë biondet. Këto dy kategori ishin në krye të listës, sa i përket aktivitetit seksual, ndërsa femrat me ngjyra të tjera renditen më poshtë:

Rreth 4000 vajza beqare u bënë pjesë e studimit, nga ku rezultoi se rreth 30% e flokëkuqeve mendojnë për seksin disa herë në javë, krahasuar me 28% të biondeve dhe 24% e atyre me flokë gështenjë ose 22% e flokëzezave.

Kur u pyetën për raportet seksuale të një nate, u përgjigjën me “po” 60% e biondeve, 58% e flokëkuqeve, 50% e atyre me flokë gështenjë, 47% me ngjyrë tjetër flokësh, 45% me flokë gri, 43% me flokë të zinj dhe 35% me flokë të bardhë.

Flokëkuqet: Janë seksualisht më aktive, numërojnë më shumë se të gjitha partnerë në shtrat, janë gjithmonë të zjarrta dhe të afta për të eksperimentuar në seks.

Biondet: Janë të besueshme dhe të fuqishme në shtrat, shkruan revista class. Biondet beqare kanë pasur më tepër partnerë seksualë (pas flokëkuqeve), sesa gratë me ngjyra të tjera si gështenjë apo me flokë të zinj. Po ashtu, biondet beqare kanë më tepër gjasa se femrat me ngjyra të tjera flokësh që të kenë raporte për një natë.

Ngjyra të ndezuara, më shumë burra? Kjo nuk është e vërtetuar, në fakt, megjithatë sipas studimit, femrat që i kanë flokët me ngjyra të ndezura kanë rezultuar se flenë me shumë partnerë dhe bëjnë seks më shumë se mesatarja.

Nga studimi thuhet gjithashtu se femrat që kanë tendencë t’i lyejnë flokët e tyre natyrale në të kuqe janë në kërkim të një partneri dhe këtë duan t’ia tregojnë gjithë botës. Nuk është e thënë që e duan thjesht për seks apo për një marrëdhënie të gjatë./revistaclass/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI