Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kjo vajzë jep 500 euro për atë që e lë shtatzënë

Lapsi.al 21 March 2015
Kjo vajzë jep 500 euro për atë që e lë

“Burrat janë shumë të padurueshëm, unë jam shumë e pavarur dhe nuk kam kohë për të humbur”. Këto janë fjalët e Adelina Albu, një 25-vjeçareje nga Timisoara në Rumani e cila ka bërë këtë ofertë në profilin e saj në Facebook. Ajo kërkon një burrë që ta lërë shtatzanë dhe më pas të zhduket nga jeta e saj. Ajo kërkon që ai të heqë dorë nga e drejta atërore dhe për këtë ajo i jep 500 euro. Adelina shkruan se nuk është e interesuar të gjëjë asnjë dashnor dhe as një të fejuar. Ajo do thjesht një fëmijë.

"Të takosh një burrë nuk është problem. Të takosh një që do të bëjë një fëmijë, është. Kështu, për të mos u lodhur me takime të padobishme jam e gatshme të paguaj”. Janë të shumtë ata që janë ofruar për këtë punë. Ndërsa Adelina ende nuk e ka vendosur dhe po vlerëson ofertat sepse ka edhe nga ata që kanë pranuar që këtë gjë ta bëjnë gratis mjafton që ajo t’ju dhurojë disa momente të këndshme./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI