Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Aksidentet më të zakonshme gjatë seksit

Lapsi.al 21 March 2015
Aksidentet më të zakonshme gjatë seksit

Lajmi se një person theu penisin ndërsa bënte seks ka bërë xhiron e botës. Por cilët janë aksidentet më të shpeshta seksuale? Urologu Tobia Pottek jep shpjegimet e mëposhtme:

  1. Çarja e lafshës së penisit

Për shumë njerëz, lëkura tek maja e penisit është shumë e shkurtër. Gjatë ereksionit, ajo tërhiqet shumë. Gjatë lëvizjeve të shpeshta gjatë seksit, lëkura mund të çahet. Rezultati: gjakderdhje dhe dhimbje e tmerrshme. Një këshillë është që të përdorni gishtat për të shtypur arterien. Në rast se nuk funksionon, urgjent në spital.

  1. Thyerja e penisit

Thyerja ose ruptura e penisit vjen kryesisht për shkak të problemeve me ereksionin ose kur bie ngacmimi kryesor seksual dhe zvogëlohet rrjedhja e gjakut. Dhimbja është e tmerrshme. Ndodh kryesisht kur femra është sipër jush. Disa mund të dëgjojnë zhurmën e thyerjes. Pasojat: penisi enjtet dhe bëhet si një patëllxhan. Është e rëndësishme që penisi të operohet brenda gjashtë orëve nga ngjarja ose do ketë pasoja shumë të rënda deri në impotencë. Kur të shkoni në spital, kërkoni vetëm urologun.

  1. Përdredhja e testikujve

Kështu quhet ajo që ndodh kur testikujt përdridhen rreth pjesës që bashkon qeskën e tyre me penisin. Pasojat janë shumë të rënda sepse pengohet qarkullimi i gjakut. E rëndësishme është që të bëheni operacion brenda gjashtë orëve, ndryshe testikujt vdesin përgjithmonë.

  1. Shpërthimi i testikujve

Nëse testikujt kapen në seks mes kockave të legenit të femrës apo mashkullit, mund të shpërthejnë. Operacion urgjent.

  1. Gjakderdhje e shkaktuar nga trupat e huaja

Kur rritet dëshira seksuale, njerëzit mund të përdorin edhe objekte në anus apo vaginë. Në rast se nis gjakderdhja, mos tentoni kurrë që t’i hiqni me dorë, por shkoni në spitalin më të afërt./GazetaExpress/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI