Flash

Armina: “Unë nuk isha personi i tretë që prisha martesën e Shkëlzenit. Të gjithë kemi vuajtur shumë”

Lapsi.al 22 January 2015
Armina: “Unë nuk isha personi i tretë që prisha

Armina Mevlani ka vendosur të flasë dhe mbi të gjitha të shfajësohet. “E di që lidhja jonë është përdorur politikisht, që e kanë shfrytëzuar kundër nesh, por nuk jam unë personi i tretë që u fut brenda çiftit”. Kështu ka rrëfyer ajo në emisionin “Takimi i pasdites” të Rudina Magjistarit. Armina ka lënë të kuptohet se marrëdhëniet e Shkëlzenit me ish bashkëshorten e tij, Sadije Berisha ishin në rënie dhe vetëm pas kësaj, lindi dashuria e çiftit të ri me shikim të parë. Pastaj Armina ka thënë: “Edhe unë kam vuajtur shumë, edhe Shkëlzeni gjithashtu, por e di që edhe zonja (ky qe termi që përdori për ish gruan), ka vuajtur. Por këto janë gjëra të jetës që kështu vijnë. Ne na ka ardhur natyrale”.

Duke folur për dy fëmijët e Shkëlzenit, Armina ka lënë të kuptohet se nuk i ka takuar, por se i do ata si pjesë e pazëvendësueshme e njeriut që dashuron.Për divorcin e të dashurit të saj aktual, Armina ka folur pas një ndërhyrjeje të gjatë të Rudina Magjistarit që e ka quajtur paraardhësen: një grua të mrekullueshme.

Pjesa ku gjatë intervistës, Armina u duk më e kontraktuar dhe ulte vështrimin në tokë teksa fliste, ishte kur ajo u pyet për për marrëdhëniet e saj me Sali dhe Liri Berishën. Që pas ballos së fundit presidenciale të fundvitit ku dy çiftet ishin së bashku, por u komentuan shumë sikur nuk folën me njëri- tjetrin, Armina është përpjekur të sqarojë gjithçka. Ajo ka pohuar se i ka takuar prindrit e Zenit- kështu e thërriste gjatë gjithë emisionit- dhe është ndjerë mirë me ta.

“Është ndryshe kur ata që i ke njohur përmes ekranit i takon realisht”, ka thënë ajo, duke ulur përsëri sytë në tokë dhe duke shtuar: “edhe Zeni i ka takuar prindrit e mi”. Pastaj ka shtuar: "Ata janë njerëz të veçantë dhe ndjehesh mirë në bisedë, besoj ashtu janë ndjerë edhe ata me mua. Unë dhe Zeni jemi rritur me ndjenjat e respektit për familjen”. Ky ka qenë rrefimi i parë televiziv i Armina Mevlanit për një ekran shqiptar. Ajo nuk e kish treguar kurrë më parë historinë e dashurisë së saj, që shpesh ka pushtuar faqet e kronikës rozë. E për këtë, një meritë të veçantë ka edhe drejtuesja e emisionit Rudina Magjistari, që përpos talentit të saj, ka përdorur me sa duket edhe një favor tjetër për të bindur Arminën të flasë: Pjesa e parë e intervistës ishte një dialog i gjatë publiciteti për butikun që Armina ka hapur së fundi në bllok. 

 

Të këshilluara

Tuna në serum, pasi konsumoi 4 shishe verë

Tuna ka shqetësuar fansat e saj në Instagram pas një foto të postuar mesnatën mes të martës e të mërkurës. Pas një darke me shumë verë, artistja ka përfunduar n...

09:21

Një “burrneshë” si Olta Gixhari

Bjondja bukuroshe Olta Gixhari ka ndarë me miqtë e saj në Instagram një foto që ka shkaktuar të qeshura. Ajo ka vendosur mustaqe d...

22:02

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI