Flash

Çfarë i tha Rama punëtorit kinez?

Lapsi.al 23 December 2014
Çfarë i tha Rama punëtorit kinez?

Fotoja është postuar nga vetë Kryeministri Rama në profilin e tij zyrtar në Facebook me moton “Foto e ditës”. Ajo është bërë ditën e hënë kur kreu i qeverisë shqiptare vizitoi minierën e Bulqizës. Mes punëtorit kinez dhe kryeministrit Rama ka patur edhe një bisedë të shkurtër që e kanë zbardhur për mediat të pranishmit.

Pasi e ka përshëndetur, Kryeministri shqiptar i tha punëtorit se kur qeveria kineze të mbajë premtimin për ndërtimin e rrugës së Arbrit ai do të shkojë më shpejt në Kinë!!!

Vetë kinezi ka qeshur dhe me këtë rast i ka kërkuar që hyrje-daljet e tij, të mos shënohen në regjistrin e turistëve.  Por sipas të njëjtave burime Rama i tha që kjo kërkesë duhet shtuar në projekt-marrëveshjen me PD, duke qenë se këtë praktikë e ka trashëguar nga qeveria e Berishës.

Si përshëndetje largimi Rama i përkëdhelur me përzemërsi “pjesën lakuriqe të kokës”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33