Deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli ka bërë një vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjirokastër, qark në të cilin ai u zgjodh edhe deputet. Në disa foto të shpërmdarë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe faqes së tij personale www.angjeli.com ai thotë se u ka shpërndarë të moshuarve dhurata simbolike. Me këtë rast i zgjedhuri socialist ka bërë edhe pak politikë.
“I garantova se ata, se mosha e tretë dhe shtresat në nevojë janë në qendër të vëmendjes së Qeverisë Rama” – është shprehur Angjeli.
Por disa prej komentuesve në rrjetet sociale u kanë tërhequr vëmendjen fytyrat e lodhura të të moshuarve dhe veshja e tyre e trashë, çka nënkupton se në atë ambient ishte ftohtë. Ata kanë uruar që premtimet për investime të deputetit Angjeli të jenë afatshkurtra dhe jo afatmesme apo afatgjata./lapsi.al/