Flash

Luana Vjollca u përgjigjet kritikave

Lapsi.al 9 November 2014
Luana Vjollca u përgjigjet kritikave

Ka vetëm pak ditë që ka lansuar surprizën e saj të fundit për fansat. Kësaj here, prezantuesja Luana ka bërë “coverin” e këngës “Try” të Colbie Caillat dhe e ka publikuar në rrjetet sociale. Edhe pse ajo ka treguar se këngën e ka pasion dhe e bën për të kaluar kohën, shumë komentues janë treguar të ashpër me të, duke e fyer për zërin e saj. Natyrisht që, kur bëhet fjalë për një personazh si Luana Vjollca, interesi ka qenë mjaft i madh. Të shumtë kanë qenë miqtë që e kanë komplimentuar moderatoren simpatike për këtë produksion. Nga ana tjetër, ka pasur dhe nga ata kritikë që nuk e kanë pëlqyer. Në “fan page”-n në Facebook, fansat kanë shkruar se Luana nuk di të këndojë dhe se nuk duhet të merret me muzikë.

E kontaktuar nga “Bluetooth”, Luana u përgjigjet kritikave të fansave. “Në faqen time në Facebook kam lansuar “coverin” tim të fundit. Në fakt kishte vetëm pak minuta që ishte lansuar kjo në profilin tim kur nisën të vijnë dhe komentet e para. Ata njerëz që kishin kritikuar nuk kishin marrë mundimin as ta dëgjonin këngën, pasi kishte shumë pak që kishte dalë. Nuk i quaj fansa të mi, por dashakeqë që marrin përsipër të japin opinionin e tyre, apo më mirë të vjellin vrer për diçka që ende s'e njohin”, ka thënë Vjollca.

Ata komentues, Luana i quan “kritikë ndaj gjithçkaje”, pasi sipas saj, ata janë jo vetëm në faqen e saj, por edhe në faqe të tjera - janë po të njëjtët që japin të tilla kritika dashakeqëse.

“Nuk më shqetësojnë të them të vërtetën. Unë muzikën e bëj për pasion dhe do të vazhdoj ta bëj për sa kohë unë ndihem mirë. “Coverin” vendosa ta bëja një mbrëmje që ndihesha disi e mërzitur. U ndjeva më mirë kur këndova dhe mua më pëlqeu shumë. Muzika nuk është puna ime. Nëse do të kishte nga ata që do të më kritikonin për punën time si moderatore, edhe do të ndihesha keq, por më kritikojnë për një pasion timin. Mund të shtoj që jam ndjerë mirë dhe e lumtur nga miqtë dhe fansat e mi që me të vërtetë e kanë dëgjuar këngën dhe e kanë pëlqyer atë”, rrëfen biondja simpatike e “Top Channel”.

Muzika është një pasion i Luanës, por shprehet se në një të ardhme mund ta shikojë dhe me prioritet. “Aktualisht jam mirë në profesionin tim. Kurrë mos thuaj kurrë, por për momentin muzika nuk hyn në planet e mia. Këndoj për pasion dhe do të vazhdoj të këndoj. Ku i dihet, ndoshta një ditë muzika do të ketë prioritet në planet e mia”, mbyll prononcimin e saj, Luana./Bluetooth/

Të këshilluara

Kritika për grimin e Sinan Hoxhës

Këngëtari i muzikës turbo-folk, Sinan Hoxha, prej vitesh është tejet i angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë vendit. Ai nuk i ku...

21:58

Zhvishet edhe Misse Beqiri

Modelja kosovare, Misse Beqiri, po vazhdon të realizojë foto provokative. Bashkëshortja e portierit të Manchester Unitedit, Anders Lindega...

22:46

Parashikimi sportiv i yllit të pornos

Ylli francez i filmave porno dhe modelja, Virginie Caprice bën parashikimin e saj pëe ndeshjen që luhet të dielën mes PSG dhe Marseille...

20:24

Dekolteja joshëse e Aurela Hoxhës

Modelja shqiptare Aurela Hoxha, e cila ditët e fundit ka udhëtuar drejt Prishtinës, vend në të cilin po fiton gjithnjë e më s...

10:25

Çfarë ka ndodhur me Eminem?

Mediat botërore shkruajnë të gjitha se është i pabesueshëm dobësimi i reper-it me famë botërore Eminem. Ai ka dal&e...

21:52

Angela Martini zhvishet te "Radio"

Pak ditë më parë lapsi.al botoi lajmin e kopertinës më të re realizuar nga modelja shqiptare Angela Martini për një revi...

19:35

Ana “B” e Rita Orës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka vazhduar që të tërheqë komente të shumta me pamjen e saj të...

18:12

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI