Flash

A mund t’i besosh një vajze me sy ngjyrë kafe?

Lapsi.al 13 October 2014
A mund t’i besosh një vajze me sy ngjyrë kafe?

Kush di të lexojë hartën e fytyrës e shumë kollaj të përcaktojë karakterin e personit që ka përballë. Për femrat me sy me ngjyrë thonë se janë më lozonjare dhe preferohen më tepër nga meshkujt, por ato me sy ngjyrë kafe janë konsideruar më të besueshme se sa femrat me sykaltra. Madje edhe djemtë me fytyrë të rrumbullakët gjithashtu janë konsideruar më të besueshëm sesa ata me fytyrë të mprehtë. Në një studim të botuar nga Universiteti “Charles” në Çeki, pjesëmarrësit vështruan fytyrat e femrave dhe meshkujve dhe janë pyetur për vlerësimin rreth besueshmërisë së tyre, vetëm duke vështruar sytë e tyre: ngjyrën dhe formën. Pjesëmarrësit mendonin se njerëzit me sytë ngjyrë kafe janë më të besueshëm se ata me blu, por megjithatë ngjyra e syve mund të mos jetë faktor përcaktues.

Për meshkujt pjesëmarrës thanë se do t’i besonin më shumë njerëzit me fytyra të rrumbullakëta dhe gojë të madhe, më shumë se sa ata me fytyrë të gjatë. Për femrat, forma e fytyrave nuk ka ndikuar në rezultat ashtu si për meshkujt. Interesante ishte, se kur tregohen fytyra identike dhe me sytë me ngjyra të ndryshme, pjesëmarrësit u shprehën se ata do t’i besonin në mënyrë të barabartë. Përfundimi duket se karakteristikat e fytyrës që lidhen me sytë kafe, janë ato që e bën dikë të duket më i besueshëm. Pyetjet që shtrohen pas këtij studimi janë: Pse burrat gjykohen më shumë nga forma e fytyrës, ndërsa femrat gjykohen më shumë nga ngjyra e syve të tyre? Çfarë ka lidhje me formën e fytyrës apo ngjyrën e syve, që e bën dikë të krijojë besim?/Telegrafi/

Të këshilluara

Syri i Fugës, syri i Partisë...

Për të sqaruar incidentin me deputetin Ristani, nga qeveria ka menduar drejtori i Komunikimit, Endri Fuga. Fillimisht në Twitter tha se Ristani k...

16:46

Secili për hesapin e vet…

Kjo foto është bërë të dielën e 21 shtatorit në sheshin Nënë Tereza, ku Papa Françesku mbajti Meshën e ...

23:04

Në Gjermani rilind Gjergj Kastrioti

Një shqiptar nga Kosova me banim në Gjermani i ka vendosur djalit të tij të sapolindur emrin Gjergj Kastriot. Shqiptari nga Xerxa e Kosov&eu...

17:01

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI