Duket si një lajm i sajuar por në fakt gjithçka është e vërtetë. Mjekët e një klinike në qytetin Hondas në Kolumbi janë habitur pas kontrollit të një vajze 22 vjeçare që ankohejk për dhimbje të forta barku. Ata i gjetën në vaginë …një patate që kishte filluar të mbijë. Vajza kishte dëgjuar këshillën e së ëmës që të vendoste një patate në vaginë që të mos mbetej shtatzanë!!!!!
“Nëna më tha se nëse dëshiroj që të mos mbetem shtatzënë, duhet të vë patate në vaginë dhe këtë e besova” – u tha mjekëve pacientja. Sipas mjekëve patatja po bënte dy javë tek vagina e vajzës. Ata arritën t’i hiqnin këto perime pa ndërhyrje kirurgjike dhe se në të ardhmen vajza nuk pritet që ajo të ketë pasoja. Mjekët i kanë shpjeguar edhe mënyrat si mund të mbrohet vërtet nga shtatzanitë e padëshiruara./lapsi.al/