Flash

Nuk e pëlqen vjehrra, i vë numrin tek njoftimet porno

Lapsi.al 26 September 2014
Nuk e pëlqen vjehrra, i vë numrin tek njoftimet porno

Ishte dashuruar me një djalë që kishte gjysmën e viteve të saj, dhe kishte nisur me të një lidhje. Gjithsesi ishte e papëlyer për nënën e tij e cila nuk e shihte me sy të mirë këtë lidhje. Për tu hakmarrë ndaj “vjehrrës”, e dashura, një shitëse nga Ancona i publikoi në internet tek njoftimet për telefonata erotike numrin e saj të telefonit. Tashmë duhet të vuajë një dënim për shpifje. Ngjarja nis që në vitin 2009 kur një shitëse vendosi të hakmerret ndaj mamasë së të dashurit të saj. “Vjehrra” u gjend e gozhuar nga telefonata pa fund dhe mesazhe erotike në telefonin e saj, në çdo orar, natën dhe ditën. Fajtorja u mbrojt nga avokatja Angelo Mariella që nuk mohoi se klientja e saj ishte autorja e kësaj “shakaje”, por gjykatësja Francesca De Palma e dënoi për shpifje. Duhet edhe të paguajë një gjobë prej 1 mijë euro ndërsa 5 mijë euro do t’I përfitojë “vjehrra” për shqetësimet erotike./lapsi.al/

Të këshilluara

Secili për hesapin e vet…

Kjo foto është bërë të dielën e 21 shtatorit në sheshin Nënë Tereza, ku Papa Françesku mbajti Meshën e ...

23:04

Në Gjermani rilind Gjergj Kastrioti

Një shqiptar nga Kosova me banim në Gjermani i ka vendosur djalit të tij të sapolindur emrin Gjergj Kastriot. Shqiptari nga Xerxa e Kosov&eu...

17:01

Edhe peshqit kanë tru

Kush mendon se peshku nuk ka tru, e ka gabim. Xhorxhi, ky peshk i kuq Australian, që shihni në këtë foto, ka aq tru, saqë i ësht&e...

08:30

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI