Flash

Ruby Rose përfundon në spital pas një aksidenti në pishinë

Lapsi.al 30 June 2026

Aktorja australiane Ruby Rose ka përfunduar në spital pasi theu disa brinjë gjatë një aksidenti në pishinën e shtëpisë së saj.

40-vjeçarja ndau në rrjetet sociale një video të momentit të frikshëm, ku shihet duke mbajtur një zorrë uji, teksa humbet ekuilibrin, përplaset në murin anësor të pishinës dhe bie në ujë.

"Mirupafshim brinjëve të mia dhe pjesës tjetër të verës. Kam thyer disa brinjë," shkroi ajo me humor krahas videos.

Rose tregoi se menjëherë pas aksidentit u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

"Nga aty drejt në spital," shtoi aktorja.

Në një tjetër postim, ajo zbuloi se kishte thyer dy brinjët e poshtme në anën e djathtë dhe se tani duhet të përdorë një pajisje për frymëmarrje gjatë rikuperimit.

"Ju lutem më sugjeroni libra dhe seriale të mirë, sepse rikuperimi do të zgjasë disa javë," shkroi ajo.

Ruby Rose e krahasoi këtë incident me dëmtimin e rëndë që pësoi në vitin 2019 gjatë xhirimeve të serialit "Batwoman", kur iu nënshtrua një operacioni urgjent në shtyllën kurrizore pas një aksidenti gjatë skenave me marifete.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI