Flash

Robbie Williams zbulon betejën me autizmin dhe Tourette

Lapsi.al 14 August 2026

Robbie Williams ka zbuluar se është diagnostikuar me autizëm.

Sipas një raporti të publikuar më 13 gusht nga Daily Mail, ish-anëtari i Take That tha gjatë prezantimit të koleksionit të ri të markës së tij të veshjeve Hopeium se ka “pak autizëm” dhe se mendja e tij shpesh e çon drejt skenarëve ekstremë.

Këngëtari 52-vjeçar, i cili ka folur më parë edhe për ADHD-në, tregoi se ka mësuar ta përdorë krijimtarinë si mënyrë për t’u përballur me këto mendime.

“Me ADHD mund të përqendrohesh 1000% te një gjë, por për gjithçka tjetër nuk arrin dot. Pyesni fëmijët e mi,” tha ai.

Williams shpjegoi se është i fiksuar pas krijimit të imazheve dhe gjërave qesharake, sepse kur është duke krijuar, nuk mendon për veten dhe ankthin e tij.

Ai dha edhe një shembull të pazakontë, duke treguar se gjatë një udhëtimi me avion i kishte shkuar në mendje: “Po sikur të kem "telekinesis", dhe mendimet e mia  ta bëjnë avionin të rrëzohet?”

“Kjo është niveli i çmendurisë me të cilin përballem. Është më mirë ta stërvit trurin të bëjë diçka më të dobishme sesa të shqetësohet për fuqi mbinatyrore dhe rrëzimin e një avioni,” u shpreh ai.

Më herët, në vitin 2025, Williams kishte zbuluar se vuan nga sindroma Tourette, duke thënë se tek ai tiket nuk shfaqen fizikisht, por manifestohen si mendime ndërhyrëse.

 

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI