
PSG ka fituar për të dytën herë radhazi Superkupën e Europës, duke mposhtur Aston Villa në Strazburg me rezultatin 2-1 pas një përballjeje me shumë emocione dhe raste për gol.
Sfida nisi mjaft mirë për francezët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 20-të. Khvicha Kvaratskhelia realizoi një gol të bukur pas një depërtimi në zonë, duke mposhtur portierin e Aston Villa me një goditje të saktë. (Shikoni GOLIN)
Aston Villa reagoi para fundit të pjesës së parë dhe riktheu baraspeshën në minutën e 45-të. Pas një krosimi të John McGinn, Brian Madjo goditi saktë dhe dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-1. (Shikoni GOLIN)
Në pjesën e dytë, PSG gjeti sërish avantazhin. Në minutën e 61-të, Désiré Doué përfitoi nga një situatë e favorshme dhe shënoi për 2-1. Fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas kontrollit të VAR-it u konfirmua si i rregullt. (Shikoni GOLIN)
Aston Villa tentoi të rikthehej në lojë dhe krijoi disa momente të rrezikshme, por mbrojtja e PSG-së dhe portieri Matvei Safonov rezistuan.
Në fund, PSG ruajti avantazhin dhe siguroi fitoren 2-1 ndaj Aston Villa, duke ngritur trofeun e Superkupës pas një finaleje të luftuar deri në minutat e fundit. /LAPSI.al