Flash

Pse Britania hoqi dorë nga nxjerrja e anijes me thesarin e arit 5.8 miliardë euro

Lapsi.al 12 August 2026

Britania hoqi dorë nga përpjekja për të rikuperuar një thesar me vlerë deri në 5.5 miliardë paundë (5.85 miliardë euro) nga një anije e dyshuar e mbytur e Marinës Mbretërore. Vendimi erdhi për të shmangur rritjen e tensioneve me Spanjën pasi anija besohet se është mbytur në një hapësirë detare që pretendohet edhe nga Spanja.

Dokumentet diplomatike tregojnë se në fillim të viteve 2000, ministrat britanikë u tërhoqën nga rikuperimi i një anijeje të mbytur që besohet se është “HMS Sussex”, anija kryesore e Marinës Mbretërore që u mbyt pranë Gjibraltarit në vitin 1694. Londra kishte frikë se mos provokonte një përplasje me Madridin, pavarësisht se anija e mbytur i përket Britanisë së Madhe.

Tashmë eksploruesit dhe disa deputetë i kanë kërkuar qeverisë të miratojë një ekspeditë të re për të rikuperuar thesarin prej ari me vlerë miliarda dollarë që mendohet se është fundosur bashkë me anijen.

Gazeta “The Telegraph” raporton se anija e mbytur ndodhet në ujërat ndërkombëtare në lindje të Gjibraltarit, të cilat Britania mund t’i pretendojë sipas ligjit ndërkombëtar detar. 

Hulumtimet kanë sugjeruar se anija “HMS Sussex” mbante deri në 10 ton monedha ari të destinuara për Victor Amadeus II, Dukën e Savojës, për të financuar betejat e tij kundër Mbretit Louis XIV gjatë Luftës 9-vjeçare kundër Francës.

Nëse thesari do të gjendej, ai mund të vlente deri në 5.5 miliardë paund sot, duke e bërë “HMS Sussex” një nga anijet e mbytura më të vlefshme të zbuluara ndonjëherë.

Pas një kërkimi tre-vjeçar duke përdorur sonar dhe mjete të komanduara nga distanca, “Odyssey Marine Exploration”, kompania amerikane e eksplorimit të detit të thellë, njoftoi në vitin 2001 se ishte “99%” e sigurt se e kishte lokalizuar anijen 821 metra nën det në Mesdheun perëndimor.

Qeveria britanike më pas nënshkroi një marrëveshje me kompaninë për të identifikuar, gërmuar dhe rikuperuar anijen, duke ndarë çdo thesar të gjetur. Por projekti shpejt u përfshi në një përplasje diplomatike me Spanjën, e cila pretendon autoritetin e saj mbi ujërat përreth.

Kabllot diplomatike konfidenciale, të cilat u publikuan nga WikiLeaks, tregojnë se zyrtarët britanikë që ankoheshin privatisht se mosmarrëveshja kishte dëmtuar marrëdhëniet me Madridin.

“HMS Sussex” ishte krenaria e Marinës Mbretërore të Mbretit William III kur lundroi nga Portsmouth në vitin 1694 në krye të një flote prej 214 anijesh të destinuara për në Mesdhe për të mbështetur aleatët e Anglisë në Luftën 9-vjeçare.

Pasi u ankorua në Gjibraltar, flota u godit nga një stuhi e dhunshme në shkurt të vitit 1694. “HMS Sussex” u fundos me të gjithë anëtarët e ekuipazhit të saj prej 550 vetash. 

Të vetmit të mbijetuar ishin dy afrikano-veriorë që u hodhën në det pak çaste përpara se anija të zhdukej nën valë.

Një dokument i datës 18 nëntor 1693 shkruante se: “Një shumë e madhe parash po dërgohet që këtej për Savojën.” Në të njëjtën kohë, një raport i inteligjencës franceze nga Livorno e Italisë informoi qeverinë e Mbretit Louis XIV se “HMS Sussex” mbante “një milion” monedha ari. ©LAPSI.al


Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI