Flash

Ronaldinho ka kërkuar të blejë ekipin e basketbollit të Monakos

Lapsi.al 11 August 2026

Gazeta franceze "L'Equipe" shkruan se legjenda e futbollit botëror, Ronaldinho, ka paraqitur një propozim zyrtar për të blerë klubin basketbollit të Monakos.

Me mbështetjen e fondit të investimeve "Clayton Sports", të hënën në mbrëmje, Ronaldinho i dërgoi një letër drejtorit ekzekutiv të Monakos, Oleksiy Yefimov, për të blerë klubin.

Legjenda braziliane duket i gatshëm të shlyejë borxhet e Monacos (2.5 milionë euro), si dhe çdo gjë tjetër që nevojitet, që skuadra të luajë normalisht në kampionatin francez të sezonit të ri.

Kanë qenë problemet e mëdha financiare të Monakos që e kanë futur ekipin në telashe.

Me një prani vazhdimisht të mirë në EuroLeague, një nga ekipet më të mira të viteve të fundit do të luajë në EuroCup, por nuk kanë marrë leje ende për të marrë pjesë në ligat profesionale në Francë.

Monegaskët po përpiqeshin të përfundonin procesin e ndryshimit të pronësisë dhe kalimin e ekipit në duart e ish-lojtarit të NBA-së, Jamal Masburn, por duket se gjërat mund të marrin një kthesë tjetër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI