Flash

Kaia Gerber rrëfen betejën me çrregullimet e të ngrënit

Kaia Gerber 11 August 2026

Kaia Gerber ka folur hapur për vështirësitë që ka kaluar me çrregullimet e të ngrënit dhe presionin e vazhdueshëm mbi pamjen e saj fizike.

Në një intervistë për Vogue, modelja dhe aktorja 24-vjeçare tregoi se komentet negative për trupin e saj nuk e kanë ndihmuar aspak.

“Kam pasur çrregullime të të ngrënit në jetën time. Njerëzit thonë: ‘Dukesh keq’, dhe kjo nuk të bën të mendosh: ‘Shumë mirë, tani do ta kapërcej këtë sëmundje mendore’. Negativiteti nuk ka shpëtuar kurrë jetën e askujt”, u shpreh ajo.

Gerber pranoi se është ndikuar nga standardet e Hollivudit dhe trendi aktual i dobësisë ekstreme, duke treguar se prej vitesh është krahasuar me nënën e saj, supermodelen Cindy Crawford.

“Jam xheloze për trupin e mamasë sime. Do të doja të kisha lindur me gjoks dhe vithe. Njerëzit gjithmonë kanë komentuar trupin tim, dhe kjo është e vështirë sepse jo gjithmonë jam gati të komentoj vetë për trupin tim”, tha Kaia.

Megjithatë, ajo theksoi se e konsideron një kompliment të madh kur njerëzit i thonë se i ngjan Cindy Crawford.

“Do të doja t’i ngjaja më shumë. Mendoj se edhe në ditët e mia më të mira nuk jam aspak afër saj. Ajo është gruaja më e bukur, brenda dhe jashtë.”

Kaia, vajza e Cindy Crawford dhe ish-modelit Rande Gerber, nisi karrierën në modelim që në moshën 10-vjeçare dhe më herët ka pranuar se statusi i saj si “nepo baby” i ka hapur shumë dyer në industri.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI