Flash

Një burrë tjetër pas Ilir Metës? Kryemadhi: Jo, nuk do laj brekët e tyre!

Lapsi.al 14 August 2026

Monika Kryemadhi ka folur hapur për jetën e saj personale dhe mundësinë e një lidhjeje të re në të ardhmen.

Gjatë një interviste në emisionin “Pushime On Top”, moderatorja Lei Kraja e pyeti fillimisht se kur kishte qenë hera e fundit që një burrë kishte gatuar për të.

“Asnjëherë nuk kanë gatuar burrat për mua, vetëm nëpër restorante. Në fakt, gatuan djali”, u përgjigj Kryemadhi.

Ajo tregoi se djali i saj di të gatuajë dhe të kujdeset për punët e shtëpisë, duke e lidhur këtë edhe me eksperiencën e jetës në konvikt.“Ata që kanë qenë në konvikt dinë me larë, gatuar dhe pastruar”, tha ajo.Por momenti që tërhoqi më shumë vëmendjen erdhi kur Lei Kraja e pyeti nëse e imagjinonte veten në të ardhmen me një partner në krah.“Jo, ik mi.

Të rri duke larë brekët e të tjerëve”, u përgjigj Kryemadhi me humor.E pyetur sërish nëse e përjashtonte plotësisht një partner të ri, ajo u tregua e prerë: “Fare”.“Jam shumë mirë. Zgjohem në terezinë time, i përkushtohem vetes sime”, shtoi Kryemadhi, duke lënë të kuptohet se aktualisht ndihet mirë me jetën e saj dhe nuk e sheh një lidhje të re si prioritet.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI