Flash

Dita e 76/ Sot marshon edhe diaspora: Rama jep dorëheqjen

Lapsi.al 14 August 2026

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon këtë të premte në Tiranë, duke shënuar ditën e 76-të të mobilizimit.

Një pjesë e qytetarëve janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Risia e protestës së sotme është pjesëmarrja e shqiptarëve të diasporës. Në këto momente, nga ish-Stacioni i Trenit, në fillim të bulevardit “Zogu i Parë”, ku ka nisur marshimi i tyre drejt qendrës së Tiranës, për t’iu bashkuar protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen marshimit të diasporës dhe protestës përpara Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si një mobilizim të përbashkët të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe shprehen të vendosur për të vijuar protestat.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI