Flash

Tjetër vatër zjarri shpërthen në Mirditë

Lapsi.al 14 August 2026

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në zonën e Lufajt, pranë Perlatit, në Mirditë.

Sipas informacioneve nga terreni, zjarri ndodhet në pjesën perëndimore të zonës, në drejtim të lagjes Ndrejaj, në një sipërfaqe pyjore me lisa.

Aktualisht, intensiteti i flakëve është i ulët dhe zjarri po përparon në zbritje. Për momentin, nuk raportohet rrezik për banesat pranë zonës.

Sipas shërbimit zjarrfikës, terreni paraqitet shumë i rrezikshëm dhe i vështirë për ndërhyrje. Aktualisht nuk ka akses të drejtpërdrejtë për mjetet zjarrfikëse në zonën ku ndodhet vatra.

Ekipet në terren po monitorojnë situatën dhe vijimin e zjarrit, ndërsa mbetet e rëndësishme që flakët të mos përhapen drejt zonave të banuara.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI