Flash

Tyga i përgjigjet Doja Cat pas kritikave për albumin me AI

Lapsi.al 14 August 2026

Tyga ka reaguar pasi Doja Cat kritikoi përdorimin e inteligjencës artificiale në albumin e tij të fundit, “$tarface”.

Gjatë një transmetimi live në rrjetet sociale, të mërkurën, më 12 gusht, Doja Cat foli hapur kundër përdorimit të AI në muzikë.

“Askush nuk më pyeti për Tyga-n, por më erdhi të flisja për këtë”, tha këngëtarja. “Tyga është idiot që bëri një album me AI.”

Tyga, 36 vjeç, iu përgjigj komenteve të saj gjatë një interviste për “TMZ Live”.

“Dëgjo, unë e dua Doja-n, por ajo ka bërë një album demonik”, u shpreh reperi, duke iu referuar muzikës së saj të fundit. “Por prapë e dua.”

Tyga dhe Doja Cat kanë bashkëpunuar më herët në dy këngë: remix-in e “Juicy”, në vitin 2019, dhe “Freaky Deaky”, në vitin 2022.

Komentet e Doja Cat erdhën pasi Tyga zbuloi se kishte përdorur AI.

“Është krijuar për t’ju dhënë një eksperiencë dhe një ndjesi. Por patjetër që përdorëm AI si një mjet”, kishte thënë Tyga më herët.

 “E di që njerëzit do të zemërohen që po e them këtë, por teknologjia po shkon në këtë drejtim. Nuk është ndryshe nga koha kur doli Auto-Tune. Disa njerëz e kundërshtuan, por artistët e vërtetë e morën dhe e përdorën.”

Gjatë intervistës së fundit, reperi sqaroi se AI është përdorur vetëm për produksionin, ndërsa tekstet i ka shkruar dhe vokalet i ka interpretuar vetë.

Tyga ka treguar gjithashtu se me “$tarface” dëshironte të sillte një version krejtësisht të ri të vetes si artist.

“Thjesht mendoj se nuk ka më rregulla. Nuk ke pse ta fusësh veten në një kuti për mënyrën se si duhet të jesh kreativ”, tha ai. “Kam më shumë se 15 vite në këtë industri. Pas njëfarë kohe, thjesht duhet të provosh gjëra të ndryshme.”

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI