Flash

Shanna Moakler thumbon Kourtney Kardashian: “Ku janë fëmijët?”

Lapsi.al 14 August 2026

Shanna Moakler duket se ka thumbuar Kourtney Kardashian pas shfaqjes së saj në premierën e “Louder Than Fear” në Los Angeles.

Sipas Page Six, Moakler reagoi ndaj një videoje në TikTok ku shfaqeshin tre fëmijët e saj me ish-bashkëshortin Travis Barker – Landon, Alabama dhe Atiana De La Hoya – duke pozuar në tapetin e kuq së bashku me Barker dhe Kourtney.

Në një koment që u kap nga fansat, Moakler shkroi: “Po fëmijët e saj ku janë?”

Kourtney ka tre fëmijë me ish-partnerin Scott Disick, ndërsa ajo dhe Barker kanë së bashku djalin Rocky, të lindur në vitin 2023.

Komenti i Moakler duket se u fshi më pas, por fansat kishin arritur ta ruanin dhe shpërndanë screenshot-in në rrjetet sociale.

Ky nuk është rasti i parë që Moakler flet për marrëdhënien e saj me Kardashian dhe familjen e saj. Në një intervistë të mëparshme, ajo kishte pretenduar se disa kufij ishin tejkaluar në mënyrën se si po trajtoheshin fëmijët e saj gjatë bashkëprindërimit me Barker dhe Kardashian.

Megjithatë, Moakler ka theksuar se për të më e rëndësishmja është që fëmijët e saj të trajtohen mirë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI