Flash

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit në Qytetin Studenti 25 vjet më parë

Lapsi.al 14 August 2026

Prokuroria e Tiranës rihapi sërish çështjen e masakrimit të Kozeta Hysenit, një krim makabër që ndodhi në Qytetin Studenti më 19 shkurt 1999.

Në materialet që Top Channel disponon u kërkohet disa policive lokale që të marrin në pyetje 28 persona, disa prej të cilëve të përmendur edhe më herët.

Në këtë listë përfshihen dy oficerë që hetuan ngjarjen në atë kohë, familjarë të Agim Karafilit, i cili rezulton se është vrarë më vonë, si dhe të pyetet Dritan Gjika.

Në listë vazhdohet me pyetjen e Indrit Dules dhe të afërmve të tij. Sipas hetimeve të asaj kohe, ky shtetas ka dëshmuar se natën e ngjarjes ndodhej për vizitë tek e fejuara.

Nga vrasja e Kozeta Hysenit, vajza e një prokurori në qytetin e Vlorës, askush nuk ka dalë para gjykatës për t’u akuzuar. Mes personave që do të ripyeten janë edhe tre shoqet e dhomës.

Sipas kërkesës së prokurorisë, shtetaset që duhet t’u rimerret dëshmia janë Mirela Metaj, Valbona Kasaj dhe Kozeta Bushi.

Dosja e Kozeta Hysenit ka kaluar një odise disa vjeçare nga policia dhe prokuroria, por ende asnjë e re. /TCH

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI