
Policia ka dhënë deteja lidhur me plagosjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Manati të Lezhës. Blutë bëjnë me dije se dy persona, babë e bir, janë shpallur në kërkim për plagosjen e 31 vjeçarit Danjel Pikuli. Sipas policisë, Gjergj Voci dhe Ariseldo Voci, 47 dhe 23 vjeç, janë konfliktuar me 31-vjeçarin për motive të dobëta dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e plagosur.
Policia thotë se i riu është jashtë rrezikut për jetën në spital. Ndërkohë është gjetur edhe automjetin tip “BMW”, i cili dyshohet se është përdorur nga dy autorët e dyshuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.