Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

“Ma e shtrenjtë është liria se jeta”/ Kujtohen heronjtë e UÇK-së, Fehmi e Xhevë Lladrovci

Lapsi.al 22 September 2026

Me fjalinë e famshme “Ma e shtrenjtë është liria se jeta” janë kujtuar këtë 22 shtator heronjtë e Kosovës Fehmi e Xhevë Lladrovci në 28-vjetorin e rënies.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu tha pas homazheve se Fehmi e Xhevë Lladrovcit historia i mban si figura gjithmonë pranë njëri-tjetrit sepse të tillë e bënë edhe rrugën e tyre çlirimtare.

“Në jetën e Fehmiut dhe Xhevës, dashuria për njëri-tjetrin dhe dashuria për Kosovën ecën gjithmonë krah për krah, deri në ditën kur të dy ranë për lirinë e saj”, ka shkruar ajo në Facebook.

Fehmi Lladrovci ishte pjesë e organizimit politik të viteve të 80-të dhe për bindjet e veprimtarinë e tij kaloi vite në burgjet jugosllave.

 

Kur u arrestua në shtator të vitit 1985, ai dhe Xheva sapo kishin nisur jetën e tyre së bashku. Burgimi i gjatë nuk e ndërpreu as lidhjen mes tyre, as rrugën që kishin zgjedhur.

Xheva menjëherë iu bashkua familjes Lladrovci, dhe përkundër faktit se Fehmiu ishte në burg, ajo e vazhdoi vetë veprimtarinë politike në vitet kur çdo lidhje me lëvizjen ilegale ishte rrezik i madh.

Pas lirimit të Fehmiut nga burgu, jeta e tyre vazhdoi larg Kosovës, por jo larg çështjes së saj. Morën pjesë në luftën në Kroaci, vazhduan veprimtarinë politike në Mynih të Gjermanisë dhe u përfshinë në përgatitjet që, me kalimin e viteve, do të çonin në organizimin e luftës çirimtare në Kosovë.

Fehmiu u vu në krye të Brigadës 114 dhe mori pjesë në organizimin, stërvitjen dhe drejtimin e njësive të UÇK-së. Në atë kohë, kur UÇK-ja po rritej me shpejtësi dhe duhej të krijonte struktura, pozicione e disiplinë ushtarake, përvoja e tij kishte peshë të veçantë.

Përvoja që kishte marrë në luftën e Kroacisë i shërbeu në organizimin dhe drejtimin e njësive të UÇK-së në Drenicë. Xheva, ndërkaq, kishte rolin e saj të drejtpërdrejtë në luftë. Ajo mori pjesë në organizim dhe në luftime, dhe gjatë verës së vitit 1998 ishte në vijën e frontit në disa nga betejat e UÇK-së.

Prania e saj aty nuk buronte vetëm nga jeta e përbashkët me Fehmiun. Edhe Xheva kishte ardhur në atë rrugë me historinë dhe bindjet e veta. Ishte profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Fehmiu e Xheva ranë pas goditjes nga ofensiva e forcave serbe në Gradinë të Drenicës.

Rënien e tyre e ka kujtuar edhe ish-kryeministri dhe ish-komandant i UÇK-së, Ramush Haradinaj. AI vlerësoi guximin e orëve të para dhe rrugëtimin deri në frymën e fundit duke luftuar si një trup i vetëm.

“Qafa e Mullarit, 6 maj 1997. Aty ku kufiri i dhunshëm thyhej me armë në dorë, rreshti ynë ra në pritë të rreptë të forcave serbe. Në atë përballje ku ra vëllai im, Luani, dhe u plagos rëndë Rafet Rama, pranë nesh e në krye të rreshtit ishin ata, Fehmiu dhe Xheva.

Në mes të zjarrit dhe plumbave, vendosmëria e tyre nuk u lëkund për asnjë sekondë. Aty u kalit ajo lidhje lirie e vulosur me gjak, që nuk do të thyhej kurrë. Sot, pas 28 vjetësh nga rënia e tyre heroike, kujtesa na kthen pikërisht te ky guxim i orëve të para. Fehmiu e Xheva nuk kalkuluan asgjë, ata vazhduan të palëkundur rrugëtimin e UÇK-së deri në frymën e fundit në Gradinë të Drenicës, duke luftuar krah për krah si një trup i vetëm.  

Ky përvjetor na obligon përpara amanetit të tyre dhe të krejt Brigadës 114. Kujtojmë me nderim Fehmiun, Xhevën, si dhe bashkëluftëtarët Fatime Hetemi e Shefqet Zeka.  Lavdi e përjetshme atyre që shkruan historinë me gjak!” - ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në këtë ofensivë ranë edhe Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha dhe Hamit Lladrovci.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se komuna s’do të organizojë manifestime të tjera përvëç nderimeve te Memoriali në Gllanasellë, për shkak të rrethanave aktuale në Kosovë pas dënimit nga Gjykata Speciale me 81 vjet burgim të katër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI