Flash

Irani: Japim 10 milionë USD shpërblim kush vret Barron, djalin e Trump 

Lapsi.al 24 August 2026

Retorika e Teheranit kundër familjes së Presidentit të SHBA-së Donald Trump ka njohur një përshkallëzim të fortë. Televizioni shtetëror iranian që transmetoi një video që synon drejtpërdrejt djalin e tij më të vogël, Barron, duke ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për këdo që e neutralizon atë.

Pamjet filmike, të cilat u transmetuan nga “Channel 3” i Iranit dhe u ribotuan nga platformat anti-regjim, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e 19-vjeçarit Barron Trump pasi autoritetet iraniane janë përpjekur të hartëzojnë lëvizjet dhe mjedisin përreth tij.

Videoja afërsisht 3-minutëshe përshkruan në detaje vendet ku ka qenë Barron Trump, siç është “Kulla Trump” në Nju Jork dhe Kampusi Universitar ku ai ndjek studimet.

Përveç kësaj, krijuesit e videos pretendojnë se kanë arritur të gjejnë llogaritë dhe "profilet" online të Barron dhe studentëve të tjerë në platforma të tilla si Xbox, Discord dhe loja FIFA. Ata gjithashtu thonë se kanë kontaktuar njerëz në rrethin e tij dhe përmendin emra njerëzish nga mjedisi i tij miqësor, duke u përpjekur të nxjerrin në pah "çarje" në masat e sigurisë të Shërbimit Sekret Amerikan.

Videoja përfundon me frazën "Miliona lojtarë të FIFA-s (një videoloje e njohur) kundër Trump po presin të marrin një çmim prej 10 milionë dollarësh nga ne" dhe titullohet me kërcënimin e drejtpërdrejtë: "Baron Trump, na prit!".

Ky shpërblim specifik nuk është një incident i izoluar, pasi materiale të ngjashme audiovizuale që synonin Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania Trump, ishin publikuar më parë duke zbuluar detaje rreth rrugëve të saj të udhëtimit dhe vendeve që ajo frekuenton. Autoritetet amerikane të sigurisë po i monitorojnë nga afër provokimet iraniane, ndërsa masat mbrojtëse rreth anëtarëve të familjes presidenciale janë rritur tashmë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI