Flash

Flet Rama pas takimit në Pogradec: Një nismë e re për ata që ankohen në shtet

Lapsi.al 23 August 2026

Kryeministri Edi Rama ka treguar diskutimet që janë bërë në mbledhjen 7-orëshe që u mbajt sot në Pogradec, mes tij, drejtuesve politikë të PS në qarqe dhe kryetarëve të komisioneve.

Rama u shpreh se gjatë mbledhjes u diskutua për ‘Besën’ dhe komunikimin me qytetarin, si dhe shprehu se u fol edhe për “Pasqyrë Albania”, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet dhe herët a vonë të arrihet pika ku çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale.

“Nga Pogradeci, kur dielli po perëndon mbi liqen, aty ku Lasgushi gjente frymëzimet e veta magjepsëse dhe aty ku ne u përpoqëm të mbledhim së bashku reflektimet e një periudhe pushimesh aktive, të lidhur me sezonin e ri politik.

Kemi diskutuar për “Besën”, kemi diskutuar për "Praninë besnike"; kemi diskutuar për ekosistemin e ri të komunikimit të qeverisë, jo në kuptimin thjesht të komunikimit publik, por të komunikimit me qytetarin.

Kemi diskutuar edhe për pasqyrën unike, “Pasqyrë Albania”, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet dhe ku ambicia është që, më herët se vonë, të arrijmë pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi dhe, nga ana tjetër, shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë”, - tha kryeministri. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI