Flash

BB: 91% e makinave në Shqipëri janë mbi 10-vjeçare

Lapsi.al 23 August 2026

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një vend i makinave. Sipas Bankës Botërore, motorizimi është rritur me 122% në një dekadë, ritmi më i lartë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa flota vazhdon të zgjerohet me shpejtësi. Të dhënat e DPSHTRR tregojnë se 71.2% e autoveturave të reja të regjistruara këtë vit janë elektrike, 21% më shumë se një vit më parë.

Por tranzicioni nuk ka rinovuar ende panoramën e automjeteve në vend. Nga 847 mijë autovetura, 91% janë mbi 10-vjeçare; afro 385 mijë prej tyre janë mbi 20 vjet të vjetra. Kontrasti me Bashkimin Europian është i thellë, ku makinat mbi 10 vjeç përbëjnë rreth 57% të totalit. 

Për Bankën Botërore, kjo përkthehet në një kosto të drejtpërdrejtë ekonomike me më shumë konsum karburanti, standarde më të ulëta sigurie dhe më shumë shpenzime nga aksidentet, dëmet materiale dhe humbja e produktivitetit.

Raporti thekson gjithashtu se 95% e emetimeve të transportit vijnë nga rruga, ndaj investimet nuk duhet të kufizohen vetëm te makinat elektrike, por edhe te transporti publik, hekurudhat dhe infrastruktura më e sigurt.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI