Flash

Situata me zjarret, pesë vatra mbeten aktive në vend

Lapsi.al 2026-08-29 21:46:16

Situata me zjarret, pesë vatra mbeten aktive në vend

Pesë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, ndërsa dy të tjera po mbahen nën mbikëqyrje. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 20:00 të së shtunës janë raportuar gjithsej 16 vatra. Për përballimin e situatës janë angazhuar 228 forca operacionale, 10 automjete zjarrfikëse, katër helikopterë dhe 75 efektivë të Forcave të Armatosura.

Në Qafë-Priskë të Dajtit, zjarri është riaktivizuar në disa zona. Në operacion janë përfshirë forca zjarrfikëse, efektivë të FA dhe dy helikopterë. Situata mbetet problematike edhe në Vajkal të Bulqizës, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre dhe dëllinja. Një tjetër vatër aktive ndodhet në Sllatinë të Dibrës, por sipas autoriteteve nuk rrezikohen zonat e banuara.

Vatrat në Qafë të Helmës, malin e Dardhës dhe malin e Qukësit po monitorohen, ndërsa situata në Kroin e Madh të Krujës është drejt normalizimit. Zjarret në Komsi të Matit dhe Delisuf të Vlorës janë shuar plotësisht.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Blendi Kajsiu: An ugly monument of political authoritarianism

Instead of taking care of buildings that threaten citizens aesthetically and physically, the Prime Minister and his Municipality in Durrës order millions of euros to be spent on building concrete walls that hide the sea and disfigure the city.

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI