Flash

Andi Bushati: Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

Andi Bushati 2026-08-29 10:34:00

Prej disa ditësh, që kur Ergys Agasit i vunë prangat në mënyrë spektakolare, rrjetet sociale dhe mediat online i janë rikthyer arkivave të marëdhënies së tij me Edi Ramën. Dikush gërmon nëpër foto të para shumë vitesh, dikush tjetër i rikthehet intervistës së kryeministrit në emisionin “Report” në RAI 3, ku ai e mbronte mikun e tij si dikë që është “në punë të vet” dhe që nuk mund të akuzohet pa iu dhënë mundësia për tu mbrojtur. Qëllimi i përbashkët i gjithë këtyre “rifreskimeve”, i ndërrmarë në pjesë me të madhe nga kundërshtarë dhe kritikë të Edi Ramës është që të nxijnë imazhin e kryeministrit si dikush që ka bashkëpunuar me një njeri të arrestuar tashmë si vjedhës i fondeve publike dhe për më tepër, si kreu i një bande mafioze që rrëmbente konkurentët. Pra, mesazhi që kërkohet të jepet është: Rama është më i keq se sa e mendoni, pasi ai pranon për miq tipa të këtij kalibri. 

Në fakt, në gjithë këtë fabul, ka një keqkuptim të madh. Dhe këtë e nuhat po të qëmtosh sadopak në vitet e fundit të karrierrës të njeriut që gllabëronte fondet e AKSH. Agasi është biri i një babai, që ata që e kanë dashur mund ta quajnë burrë të ndershëm, ndërsa ata që se duan mund ta etiketojnë si të leshtë. Ai qe një socialist nga të parët, nga ata që luftuan në Durrës për nxjerrjen e Nanos nga burgu dhe për tu përballur sinqerisht me regjimin e Berishës së parë. Vetë “Gysi”, me këtë trashëgimi, bubrroi nga pak për të kapur ndonjë gjë kur e majta u rikthye në pushtet. Ai u lidh fillimisht me LSI, si të gjithë marifetçinjtë e vegjël që  kanë oreksin e mundësive të tyre të kufizuara. Aftësinë më të madhe kishte atë të Don Zhuanit dhe kjo i lehtësoi ndonjë ngatërrim me tendera rrugësh a tunelesh. 

Pra, ai nuk binte në sy mes asaj morie të madhe xhonglerësh që katapultohen në administratë në kohë ndryshimesh. 

Transformimi i tij ndodhi kur falë të njëjtave aftësi, tashmë të testuara iu avit AKSH-it, tek i cili, me justifikimin se po përtorte teknologjitë e reja për të reduktuar korrupsionin, Edi Rama përqëndroi të gjithë tenderat dhe garat, pra më shumë sesa gjysëm miliardi euro fonde publike. 

Njeriu që më vonë do të hapte Romane Conti 33 mijë euroshe në zyrën e kryeministrit, përveç AKSH-it do të kontrollonte kadastrën, do të vendoste për emërimet në policii (se ç‘fuqi kishte e tregoi edhe momenti arrestimit) e do të bëhej edhe koordinatori politik i grupeve kriminale, duke i përdorur ato në bashkëpunim me uniformat blu edhe për rrëmbimin e konkurentëve të tij në biznes. SPAK, pretendon se banda e tij, vetëm nga AKSH-i rrëmbeu plot 80 milionë euro, 20 nga të cilat shkuan në firmën fantazën të Agasit. 

Po a do të ishte “Gysi” ai që u bë, nëse jeta nuk do ta kishte kryqëzuar fatin me atë të Ramës? A do kishte ai mundësi ti dyfishonte me një fjalë të vetme çmimet e tenderave, të emëronte drejtues policie, të fallcifikonte pronësi trojesh e të mbante lidhjet me bandat e Celajve apo Pojave? 

Natyrisht që jo! Prandaj sot, të gjithë ata që i janë kthyer arkivave, për të njollosur shefin e qeverisë si mik të Agasit, po dëshmojnë një moskuptim të madh. Nuk është Ergysi që bën pis Edin, por ky i dyti që e shndërroi të parin në një monstër. Të përpiqesh të vërtetosh këtë është njësoj sikur të duash të thuash se Al Capone ishte më i keq, pasi për të punonin Albert Anselmi dhe John Scalise, apo në një fiksion si Padrino, të urresh më shumë Don Corleonen ngaqë mbante pranë Luca Brasin. 

Historia është krejt e ndryshme: nëse nuk do të kishte njohur Edi Ramën, Ergys Agasi do të kishte mbetur një keqbërës i vogël dhe i parrezikshëm, ashtu si qindra të ngjashëm të tij që gjuajnë për lënesha dhe kapin ndonjë lek. Kurba e jetës së tij u përmbys nga pushteti, ndaj përpara se të jetë një damkë, ai është një dëshmi shumë më e madhe sesa ajo që tregojnë rinxjerja e deklaratave apo fotove të vjetra.

LAPSI.AL

Të këshilluara

Blendi Kajsiu: An ugly monument of political authoritarianism

Instead of taking care of buildings that threaten citizens aesthetically and physically, the Prime Minister and his Municipality in Durrës order millions of euros to be spent on building concrete walls that hide the sea and disfigure the city.

10:47 Blendi Kajsiu

Those who see Agron Shehaj's theft from Edi Rama's cottage

Such madness, when a government reaches its end, is well known. Hostile groups, coup plotters, elements recruited from hostile states, etc., our political history is full of them, but only Edi Rama has managed in the last 10 years to count them, almost to make all those who serve him look like a single face.

16:41 Armand Shkullaku

Blendi Kajsiu: What is the "New Albania"?

The state, the party and the power have been personalized in a single leader. Today the gap between the facade of the Renaissance propaganda and the reality that citizens live has become as wide as the gap between communist propaganda and civic reality yesterday.

21:40 Blendi Kajsiu

Andi Bushati: Why did Rama's campaign against oligarchs arouse fear?

The “Flamingo Revolution” shook society’s way of thinking. Today, being one of the people who benefits from the autocrat is no longer seen as an honorable man, but risks becoming a hated character. This was proven by the wave of reaction against the millionaires of Rama’s court.

14:15 Andi Bushati

A police director, a scapegoat in Zvërnec

Elidon Çela was not fired for producing a press release that manipulated the event. Nor did he remain indifferent when protesters were being beaten. He paid the price for breaking the silence on an affair involving President Trump's family. Whom Rama has apparently decided to entertain without causing scandals.

08:27 Andi Bushati

ide

Andi Bushati: Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Blendi Kajsiu: An ugly monument of political authoritarianism

Instead of taking care of buildings that threaten citizens aesthetically and physically, the Prime Minister and his Municipality in Durrës order millions of euros to be spent on building concrete walls that hide the sea and disfigure the city.

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI