Flash

Andi Bushati: Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

Andi Bushati 2026-08-17 12:29:00

Mjaftojnë qoftë dhe disa prova të vogla, gati gati të papërfillshme, për të kuptuar se platforma Besa, që Edi Rama shpalli me bujë diçka më pak se një muaj më parë, nuk ka qenë veçse një manovër e madhe propagandistike. 

Sa herë vihet në provë, ajo nuk e kalon testin. Pasi në mënyrë të ndryshme kryeministri e pati  bërë të qartë se nuk ka liri për tu tërhequr nga premtimi i bërë ndaj familjes Trump ai e ka konfirmuar së fundi këtë edhe gjatë një bashkëbisedimi me gazetarin britanik, Aris Roussinos. Në shkrimin e tij për TheUnherd.com, një nga artikujt më shterues, më të ekuilibruar dhe më gjithpërfshirës për revolucionin e flamingove, ai ka marrë si përgjigje nga Rama se Plani i Ivankës dhe Jared Kusherit nuk do të pezullohet. 

 “Unë besoj fort se projekti do ta mbyllë plotësisht këtë kapitull, sepse do të jetë i bukur”, i ka thënë kryeministri, duke përmenduar shkarazi edhe konsultimin publik.

Natyrisht, gjithësecili mund të imagjinojë se ç‘pasoja mund të kishte për autokratin shqiptar betimi që ka bërë përpara familjes Trump. Pasi e ke detyruar dhëndërrin e presidentit të SHBA-së të bindë vëllezërit katarianë, që kishin borxhe të mëparshme ndaj tij, të hedhin çerek miliardi USD për të blerë tokat në Zvërnec, pasi e ke njollosur emrin e tij duke e ekspozuar para gjithë botës si partner të një narko trafikanti, pasi ke thënë mbarë e prapë se furia e vëmendjes ndërkombëtare nuk ka lidhje me Shqipërinë, por është pjellë e armiqve të MAGA-s, e ke pothuajse të pamundur të zbrapsesh. 

Edi Rama e di shumë mirë, se nëse e bën, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

Po atëhere, kur gjendej me shpatulla për muri, ç‘kuptim kishte shpallja me bujë e platformës Besa? Pse duheshin dokrat me Tokëvilin, pallavrat për empatinë ndaj njërëzve me të cilët qeverisja nuk duhet të lodhet së sqaruari edhe punët e mira që ata nuk i kuptojnë?

Po ta rilexosh sot atë dokument që e shpallte çështjen e Zvërnecit si testin e parë të metodës Besa, aty lihej të kuptohej krejt e kundërta. Aty thuhej shprehimisht se çdo mundësi ishte e hapur si për vijimin po ashtu dhe për anullimin e projektit. Dhe se kjo do të vendosej pas dëgjesave me protestuesit, konsultimit me publikun, vlerësimit të pavarur të ndikimit në mjedis dhe transaprencës së plotë të kontratave që duheheshin bërë gjatë tre muajve të ardhshëm. 

Pra, nga ky proces i bërë “me besë të dhënë” do të vendosej nëse do të realizohej projekti i suportuar nga Jaredi dhe Ivanka në Zvërnec, apo atij do i thuhej përfundimisht jo.

Nuk ka kaluar ende as një muaj dhe Rama pa pikë droje i ka thënë gazetarit britanik, Roussinos, se ai që dikur u tërhoq përballë protestave për armët kimike, këtë radhë nuk ka ndërmend ta bëjë të njëjtën gjë. Pra të gjitha, transparenca e vendimarrjes, konsultimi, vlerësimi i pavarur i ndikimit në mjedis, të gjitha elemenët kyç të testit të parë të metodës Besa nuk kanë asnjë vlerë. 

Ajo ashtu sikurse u kuptua që në fillim ishte një grumbull fjalësh të bukura në erë. Prandaj dhe flamingot nuk ia dhanë asnjë ditë besën. Ata patën intuitën për të kuptuar se Rama nuk është më i lirë ti thotë “JO” trampëve, pas andrrallave ku i ka futur. Tani ai është peng, madje deri në atë masë sa fati i vet personal shkon në drejtim të kundërt me interesat e qytetarëve të vet. Ai është i pamundur të ruajë paktin e Besës me ta, madje deri në atë pikë sa këtë e dëshmon dhe rrëzimi i një plaftorme të tërë të nga një intervistë e thjeshtë. 

lAPSI.AL

 

Të këshilluara

Blendi Kajsiu: An ugly monument of political authoritarianism

Instead of taking care of buildings that threaten citizens aesthetically and physically, the Prime Minister and his Municipality in Durrës order millions of euros to be spent on building concrete walls that hide the sea and disfigure the city.

10:47 Blendi Kajsiu

Those who see Agron Shehaj's theft from Edi Rama's cottage

Such madness, when a government reaches its end, is well known. Hostile groups, coup plotters, elements recruited from hostile states, etc., our political history is full of them, but only Edi Rama has managed in the last 10 years to count them, almost to make all those who serve him look like a single face.

16:41 Armand Shkullaku

Blendi Kajsiu: What is the "New Albania"?

The state, the party and the power have been personalized in a single leader. Today the gap between the facade of the Renaissance propaganda and the reality that citizens live has become as wide as the gap between communist propaganda and civic reality yesterday.

21:40 Blendi Kajsiu

Andi Bushati: Why did Rama's campaign against oligarchs arouse fear?

The “Flamingo Revolution” shook society’s way of thinking. Today, being one of the people who benefits from the autocrat is no longer seen as an honorable man, but risks becoming a hated character. This was proven by the wave of reaction against the millionaires of Rama’s court.

14:15 Andi Bushati

A police director, a scapegoat in Zvërnec

Elidon Çela was not fired for producing a press release that manipulated the event. Nor did he remain indifferent when protesters were being beaten. He paid the price for breaking the silence on an affair involving President Trump's family. Whom Rama has apparently decided to entertain without causing scandals.

08:27 Andi Bushati

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI