Flash

Berisha me shqiptarët në Amerikë: Diaspora në Shtetet e Bashkuara është fati i mirë i kombit shqiptar

Lapsi.al 2026-09-06 17:46:00

Berisha me shqiptarët në Amerikë: Diaspora në Shtetet e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të diel një takim me shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, në New Jersey.

Berisha u prit nga mbështetës të shumtë, të cilët u ngritën në këmbë në momentin që ai hyri në sallë. Gjatë pritjes u dëgjuan thirrje në mbështetje të tij dhe kundër kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, Berisha falënderoi komunitetin shqiptaro-amerikan për pritjen dhe vlerësoi rolin e diasporës në zhvillimet politike dhe kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai kujtoi edhe vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara, në mars të vitit 1991, të cilën e cilësoi si një nga udhëtimet më emocionuese të jetës së tij.

Berisha me shqiptarët në Amerikë: Diaspora në Shtetet e

“Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara është fati i bardhë, fati i mirë i kombit shqiptar”, u shpreh Berisha gjatë takimit.

Kreu i PD-së ndodhet në SHBA për një vizitë disa ditore. Sipas njoftimit, ai është ftuar nga Partia Republikane dhe pritet të marrë pjesë në Konventën Kombëtare që zhvillohet më 9 dhe 10 shtator.

Të këshilluara

Experts: Kosovo risks entering a dangerous phase

Political experts are calling for political parties to decide as soon as possible whether they want to compromise on the election of the president or to call new elections. This is because, according to them, after October 5, Kosovo will remain without a president. Any delay in the formation of institutions before October is estimated to cost the country new institutional and political consequences.

22:45

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI