Flash

Afro tre muaj në shesh, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lapsi.al 2026-08-26 07:40:00

Afro tre muaj në shesh, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e

Qytetarët do të mblidhen sërish sot në Tiranë, në ditën e 88-të të protestës kundër qeverisë. Si çdo mbrëmje, grumbullimi pritet të nisë në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt Kryeministrisë. Prej afro tre muajsh, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Ata kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore, e cila sipas tyre duhet t’i hapë rrugë një procesi të ri politik dhe zgjedhjeve të reja.

Në tubimet e fundit janë shtuar edhe thirrjet drejtuar drejtësisë. Qytetarët kërkojnë hetimin e zyrtarëve të lartë që i akuzojnë për korrupsion, ndërsa në shesh janë dëgjuar thirrje për arrestimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Protesta nisi fillimisht si kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec, por me kalimin e javëve mori përmasa më të gjera. Në podium janë ngritur çështje që lidhen me korrupsionin, keqqeverisjen, koston e jetesës, emigracionin dhe funksionimin e institucioneve.

Ndërkohë, pas javësh protestash të përditshme, kryeministri Edi Rama vijon ta paraqesë mobilizimin si një zhvillim që, sipas tij, vetëm e ka bërë qeverinë më të fortë. Ai madje e cilësoi protestën një “dhuratë”, ndërsa pranoi se qeverisja duhet të përmirësohet. Një reflektim optimist, në një kohë kur prej afro tre muajsh poshtë zyrës së tij dëgjohen çdo mbrëmje thirrje për dorëheqje.

Të këshilluara

Large fire in Shushicë, Vlora

A large fire broke out this Tuesday evening in the Shushica area, in Vlora. The flames, favored by the wind, are spreading rapidly across the terrain, increasi...

21:22

ide

Andi Bushati: Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Blendi Kajsiu: An ugly monument of political authoritarianism

Instead of taking care of buildings that threaten citizens aesthetically and physically, the Prime Minister and his Municipality in Durrës order millions of euros to be spent on building concrete walls that hide the sea and disfigure the city.

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI