Flash

Afati i fundit/ Vijon seanca plenare për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës

Lapsi.al 28 April 2026
Afati i fundit/ Vijon seanca plenare për zgjedhjen e Presidentit të ri

Kuvendi i Kosovës zhvilloi dje një seancë plenare të rëndësishme kushtuar procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, në prag të përfundimit të afatit kushtetues për finalizimin e këtij procesi.

Seanca u karakterizua nga mungesa e opozitës, pasi deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bojkotuan diskutimin, duke thelluar më tej ngërçin politik.

E marta shënon afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit. Në rast se procesi dështon, vendi rrezikon të hyjë në një krizë të re politike, me gjasë duke çuar drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Seanca plenare pritet të vijojë edhe sot në orën 10:00, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë zhvillime konkrete drejt zgjidhjes së situatës.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 28 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha euro do të blihet me 95.2 lekë...

08:23

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI