Flash

Qytetet më të mira të Europës për hapësira të gjelbra dhe akses në natyrë

Lapsi.al 20 April 2026
Qytetet më të mira të Europës për hapësira të

Europa është shtëpia e disa prej qyteteve më të njohura në botë, shumë prej tyre të përshtatshme për pazar, argëtim, ushqim dhe jetë nate.

Por qytetet më tërheqëse të kontinentit bëhen edhe më të këndshme, në kuptimin e plotë të fjalës, kur ndërthuren me pak gjelbërim. Një qytet me akses të lehtë në natyrë dhe jetë të egër nënkupton banorë më të lumtur dhe një mjedis më të shëndetshëm, ndaj, parku pranë shtëpisë ka po aq rëndësi sa gjithçka tjetër që një qytet ka për të ofruar.

Pikërisht për këtë arsye, kur u zhvillua anketa vjetore për jetën në qytet në mbarë botën për të hartuar listën e këtij viti të Time Out’s Best Cities me Intrepid Travel, nuk u pyet vetëm për kulturën, ushqimin dhe jetën e natës.

Banorët u pyetën gjithashtu se si do t’i vlerësonin hapësirat e gjelbra dhe aksesin në natyrë në qytetin e tyre.

Bazuar në përqindjen e të anketuarve që u përgjigjën me “mirë” ose “shkëlqyeshëm”, nga 24,000 persona me të cilët u fol këtë vit, u përpilua një listë me 20 qytetet më të gjelbra në botë.

Në krye të renditjes u pozicionua qyteti britanik Bath, i mbushur me gjelbërim, i cili mori një vlerësim mbresëlënës prej 94%, me shumë gjasë falë bollëkut të parqeve dhe nismave vendore, si ndërtimi i një “rrjeti të infrastrukturës së gjelbër”.

Pas Bath-it, edhe tetë qytete të tjera europiane siguruan një vend në listën e vitit 2026.

Riga u rendit si qyteti i dytë më i mirë i Europës për hapësira të gjelbra, me 87% të banorëve që thanë se natyra është e aksesueshme në qytetin e tyre.

Sipas të dhënave të HUGSI.green, 47% e sipërfaqes së qytetit është hapësirë e gjelbër dhe 39% e saj është e mbuluar me pemë, ndaj ky vlerësim i lartë nuk është aspak befasues.

Në qendër të Rigës ndodhet Bastion Hill, një cep me shtigje të harkuara, ujëvara të vogla që rrjedhin dhe një kopsht të bukur me gurë.

Po ashtu ka edhe vende si plazhi Ķīpsala në lumin Daugava dhe parku Vērmanes Garden, hapësira e dytë më e vjetër e gjelbër e qytetit.

Stokholmi mori një vlerësim prej 86%, ndërsa Hamburgu e ndoqi nga afër me 85%. Në listë u përfshinë gjithashtu edhe qytete në Norvegji, Finlandë dhe Poloni.

Qytetet më të mira të Europës për hapësira të gjelbra:

Bath (94%)

Riga (87%)

Stokholm (86%)

Hamburg (85%)

Vjenë (83%)

Helsinki (83%)

Krakov (82%)

Oslo (81%)

Luksemburg (78%)/MONITOR

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kukës

Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes në afërsi të aeroportit të Kukësit. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës dhe as rrethanat e aksiden...

14:16

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI