Flash

Aksion i madh në Kosovë, arrestohen 34 persona për lloto dhe skemë piramidale

Lapsi.al 19 April 2026
Aksion i madh në Kosovë, arrestohen 34 persona për lloto dhe

Një operacion i gjerë policor i zhvilluar në disa rajone të Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dhjetëra personave të dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Sipas njoftimit të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, aksioni është realizuar në Mitrovicë, Vushtrri, Istog dhe Skënderaj, ku janë kontrolluar rreth 50 vendodhje të ndryshme, përfshirë lokale dhe shtëpi private.

Gjatë operacionit janë arrestuar gjithsej 34 persona të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar prova materiale të rëndësishme, përfshirë rreth 170 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, armë zjarri si dhe pajisje të ndryshme të përdorura në aktivitetet e dyshuara kriminale.

“Janë arrestuar 34 persona të dyshuar, janë kontrolluar rreth 50 lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprat penale,” thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, 29 të dyshuar janë dërguar në paraburgim, ndërsa të tjerët janë lënë në detyrim paraqitje.

“Veprime policore në këtë fushëveprim, gjithashtu janë ndërmarr edhe nga hetimet rajonale dhe stacionet kompetente policore, ku ka pasur rezultate konkrete në parandalim dhe po ashtu arrestim të personave të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale. Në totalin e bastisjeve/kontrolleve dhe arrestimeve janë përfshirë edhe veprimet e ndërmarra policore në Skënderaj, ku janë kontrolluar 15 lokacione të ndryshme, 8 persona janë arrestuar dhe nga ta 4 janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ky aksion vjen në vazhdën e operacioneve të fundit në këtë fushë, përfshirë edhe një aksion të mëhershëm në Mitrovicë dhe Vushtrri, ku siç njoftoi ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla janë arrestuar 26 persona dhe janë sekuestruar rreth 150 mijë euro.

Autoritetet kanë theksuar se këto operacione përfaqësojnë një angazhim të koordinuar institucional në luftën kundër krimit të organizuar dhe veprimtarive të paligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI