Një aksident fatal është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Milot–Rrëshen. Policia njofton se ka humbur jetën një këmbësor rreth 70 vjeç. Sipas policisë, viktima, shtetasi N. L., është përplasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar dhe ende nuk është identifikuar. I moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.