Flash

Berisha: Kryeministri mashtron për subvencionet me naftë për fermerët

Lapsi.al 16 April 2026
Berisha: Kryeministri mashtron për subvencionet me naftë për

Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke deklaruar se parlamenti nuk po trajton interesat reale të qytetarëve shqiptarë. Një nga temat kryesore që ai ngriti ishte ajo e subvencionimit të naftës për fermerët. Sipas Berishës, deklaratat e kryeministrit Rama se vendet e Bashkimit Europian nuk subvencionojnë më naftën janë të pavërteta.

Ai sfidoi publikisht mazhorancën që të gjejë një vend të BE-së që nuk ofron subvencione për karburantin në sektorin bujqësor, duke theksuar se, përkundrazi, disa shtete si Gjermania i kanë rritur këto mbështetje.

“Ky parlament nuk mund të ketë, në qoftë se mban parasysh interesin e qytetarëve shqiptarë, në axhendë tjetër veçse vjedhjet e binomit Rama-Balluku. Çështja e dytë që ky parlament duhet të debatojë dhe t’i japë zgjidhje është çështja e naftës.

Kreu juaj u deklaroi socialistëve në Lushnjë se Europa nuk subvencionon më naftën. Një mashtrim të turpshëm, të paskrupullt dhe ju që qeshni, ju bëni skllavin këtu.

Sepse sfidoj çdo njeri dhe çdo shqiptar, të gjejë një vend të vetëm anëtar të BE që të mos subvencionojë naftën për fermerët. Përkundrazi, Gjermania e rriti këtë vit subvencionin dhe mundet edhe vendet e tjera.

Të shkosh e të deklarosh vetëm pse janë socialistë dhe mund t’u thuash çdo gjë, se Europa nuk subvencionon më naftën, bën një akt cinik, një mashtrim ndaj rreth 40 përqind të shqiptarëve, që ç’është e vërteta është pjesa që djersin më shumë, që sakrifikon më shumë qoftë për kafshatën, qoftë për prosperitetin e vet dhe të vendit.

Ndaj dhe ju që jeni këtu, ose gjeni një vend në BE që nuk jep subvencione nafte, ose damkoseni drejtuesin tuaj si një mashtrues ordiner, që në çdo fjalë nxjerr një mashtrim dhe vendosim këtu të rikthejmë me ligj subvencionin e naftës duke hequr ndaj saj çdo taksë jo vetëm për fermerët, por edhe për transportin publik.

Ju e morët vesh se u pakësuan me 40 përqind linjat e autobusëve, ndaj dhe të bëjmë këtu një ndërhyrje urgjente që t'i subvencionojmë. Vijnë miliarderët e Ramës dhe e marrin me 60 lekë naftën dhe ata kanë rëndësi në ekonomi se hapin shishe shampanje me Ramën. Po ky është turp, a përfaqësoni ju ata fermerë apo jo? Duhet ta hedhësh në votim këtë çështje”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI