Flash

Balliu akuza nga Kuvendi: Njeriun e shoferit të Ramës doni ta bëni kryegardist

Lapsi.al 16 April 2026
Balliu akuza nga Kuvendi: Njeriun e shoferit të Ramës doni ta

Ka nisur me debate seanca e Kuvendit, ndërsa shkak është bërë pr.ligji për Gardën e Republikës. I pari që mori fjalën ishte deputeti i PD-së, Klevis Balliu i cili lëshoi akuza në drejtim të maxhorancës.

Sipas tij ky pr.ligj po bëhet enkas për një person, për shoferin e kryeministrit edi Rama që të bëhet kryegardist.

“Pr/lgji për Gardën është kostum që është përgatitur nga kryeministri që të sjellë të preferuan kë krye të gardës. Parlamenti nuk mund të bëjë një pr.ligji për një person. Nuk ka njeri as në gardë e Parlament që se di që ky pr.ligj po bëhet për t’u bërë Simoni, njeriun e shoferit, kreu i gradës. Ai është pr.ligj për interesa të një individi. Parlamenti nuk mund të bëjë ligje për një individ, por për interesin e çdo shqiptari.”, tha ai.

Ndërkohë, Taulant Balla iu kundërpërgjigj, duke shtuar se asnjë nga këto akuza nuk është e vërtetë.

“Se kuptova se si të kërkosh në komisione më shumë kohë për t’u përgatitur për debate dhe të vish këtu të flasësh ndryshe, është për ata individë nuk e dinë se çfarë kërkojnë. Nuk është aspak e vërtetë ajo që u tha këtu. Garda është institucion elitë në grupin e institucioneve në vend. Grada është një institucion për sigurinë në vend. Punonjësit meritojnë respekt. Gjithmonë duhet t’i ofrojmë mbështetjen tonë Gardës që bën një detyrë të rëndësishme dhe çdo akuzë apo insinuatë, shpifje ndaj gardës është e ulët. Garda shërben shtetit pavarësisht nëse je sot në qeveri apo opozitë. I qëndroj propozimit tim, ka qenë një propozim edhe i kolegëve të opozitës në komisione, ndaj kërkoj të kalojë për shqyrtim në seancën e datës 23.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI