Flash

Tragjedi në Ekuador/ Autobusi bie në përrua dhe përfshihet nga flakët

Lapsi.al 16 April 2026
Tragjedi në Ekuador/ Autobusi bie në përrua dhe përfshihet

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti tragjik në jug të Ekuadori.

Ngjarja ndodhi të mërkurën pranë zonës Moyeturó, në provincën Azuay, në rajonin e Andeve, kur një autobus doli nga rruga dhe ra në një përrua. Sipas shërbimit të emergjencës ECU911, mjeti më pas u përfshi nga flakët, duke përkeqësuar bilancin e viktimave.

    “Deri më tani, numri i personave që kanë humbur jetën në aksidentin në rrugën Cuenca-Moyeturó ka arritur në 14 dhe ai i të plagosurve në 29”,

njoftuan autoritetet përmes një deklarate.

Aksidentet rrugore mbeten një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në Ekuadori. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 2,000 persona humbën jetën në rrugët e vendit gjatë vitit të kaluar, ndërsa viti 2023 shënoi nivelin më të lartë me 2,373 viktima.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 16 prill 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.6 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me ...

08:58

Parashikimi i motit për diten e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira të cilat her...

08:21

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI