Flash

Transporti publik në kolaps/ Paralajmërohen reduktime të tjera

Lapsi.al 15 April 2026
Transporti publik në kolaps/ Paralajmërohen reduktime të tjera

Në orët e para të mëngjesit, pothuajse në të gjithë vendin është bllokuar lëvizja e qytetarëve me transportin publik.

Në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, nga rreth 200 autobusë për afro 50 linja transporti, kanë operuar vetëm 115 prej tyre. Mungesa e mjeteve të transportit publik krijoi radhë të gjata dhe pritja në stacione, ku sipas qytetarëve sot koha e pritjes për të marrë këtë shërbim, ka qenë dyfish më e gjatë.

Në rrethe sipas shoqatave të Transportit Publik, sot numri i mjeteve të reduktuara ka arritur deri në 60%.

Në total, në të gjithë vendin funksionojnë rreth 450 linja të rregullta të transportit publik, një shërbim që ofrohet nga 250 operatorë.

Shoqatat e transportit paralajmërojnë për përshkallëzim të reduktimit të numrit të autobusëve në rast se institucionet nuk reagojnë për miratimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetës, Kostandin Foni, tha për “Monitor” se operatorët në të gjithë vendin nuk garantojnë vijueshmërinë e transportit as për ditët në vijim.

“Të gjithë operatorët, si në Tiranë dhe në rrethe janë të vendosur për reduktim të mëtejshëm të shërbimit dhe përshkallëzim në rast të mos reagimit. Në disa rrethe ditën e sotme reduktimi i mjeteve ka arritur deri në 60%. Të tjerë janë në vështirësi financiare deri në mbyllje të shërbimit. Kjo masë nuk vjen si dëshirë e operatorëve, por nga pamundësia financiare e tyre për të përballuar rritjen e kostove nga shtrenjtimi i naftës.

Nga përllogaritjet rezulton se në të gjithë vendin, nga të gjithë operatorët e transportit publik, shpenzohen rreth 850 mijë litra naftë në muaj. Pas rritjes së lartë të çmimit të naftës, vetëm transporti qytetës përllogaritet të ketë një kosto shtesë prej rreth 800 mijë euro në muaj. Dhe kjo situatë vijon që prej fillimit të muajit mars. Ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore për dhënie të kompensimit për shtrenjtimin e naftës, që mbetet një nga kërkesat kryesore për garantimin e vijueshmërisë së shërbimit”.

Si Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë dërguar disa letra ministrisë së Ekonomisë, ministrisë së Financave dhe Bashkive për vështirësitë financiare të krijuara pas shtrenjtimit të naftës.

Prej tyre edhe në takimin e zhvilluar më 1 Prill me ministren e Ekonomisë është kërkuar të zbatohet skema e ngjashme e vitit 2022, ku për shkak të krizës së çmimeve operatorët u kompensuan 6 muaj për naftën me 100 lekë për litër.

Të këshilluara

Erion Braçe paraqitet në GJKKO

Deputeti i PS Erion Braçe është paraqitur mëngjesin e sotëm në GJKKO, për një çështje gjyqësore që lidhet me akuzën për shpifje. Braçe mbërriti në ambientet ...

09:40

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime me diell pas orëve të mesditës. Reshjet e her...

08:18

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI