Flash

Anija kineze ‘çan’ bllokadën dhe kalon Hormuzin/ Kina ofron plan paqeje me 4 pika

Lapsi.al 14 April 2026
Anija kineze ‘çan’ bllokadën dhe kalon Hormuzin/ Kina

Sanksionet nuk po arrijnë ta frenojnë plotësisht tregtinë ndërkombëtare në Gjirin e Hormuzi, e dëshmi e qartë e këtij fakti u bë petroliera kineze “Rich Starry” e cila kaloi përmes ngushticës, duke çarë kështu bllokadën amerikane.

Cisterna kineze e sfidoi seriozisht nismën e SHBA-së që shënjestron trafikun detar iranian. “Rich Starry” e udhëtoi gjatë natës dhe doli nga ngushtica e Hormuzit në orët e para të së martës, pa hasur me sa duket, asnjë pengesë gjatë rrugës së saj. E njohur më parë si “Full Star”, kjo anije është subjekt i sanksioneve amerikane. Ajo figuron në listën e Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit si e lidhur me Iranin dhe është sanksionuar për përfshirjen e saj në transportin e produkteve iraniane.

Cisterna ka qenë e ankoruar pranë bregdetit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjirin e Omanit. Ajo u rikthye 10 ditë më parë në Gjirin Persik dhe që nga ajo kohë, kishte qëndruar në pritje. Lajmi i kalimit të saj vjen në kohën kur presidenti kinez Xi Jinping i paraqiti një plan katër-pikësh për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme princit të Abu Dhabit, Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Plani përfshin respektimin e bashkëjetesës paqësore, sovranitetit kombëtar, sundimit të ligjit ndërkombëtar dhe koordinimin ndërmjet zhvillimit e sigurisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 14 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me ...

08:35

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI