Flash

Ndezi zjarr në Dajt duke rrezikuar masivin pyjor, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 11 April 2026
Ndezi zjarr në Dajt duke rrezikuar masivin pyjor, arrestohet

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 62-vjeçar, pasi ka ndezuar një zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në gjithë masivin e mbrojtur. Ngjarja u raportua në fshatin Bulcesh, pranë Liqeni i Bovillës. Sipas policisë, pas veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit me iniciale M. I. Nga hetimet paraprake rezulton se ai dyshohet të ketë ndezur zjarrin në një zonë që bën pjesë në territoret e mbrojtura natyrore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme dhe mbi të rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI