Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Bardhi- Peleshit: I rrëzoni ligjet PD-së e më pas i miratoni si të tuajat

Lapsi.al 9 April 2026
Bardhi- Peleshit: I rrëzoni ligjet PD-së e më pas i miratoni si

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi u shpreh se mazhoranca socialiste po e përdor institucionin më të lartë ligjvënës për të bllokuar çdo iniciativë të opozitës dhe për të miratuar me “vjedhje” propozimet e saj. Gjatë seancës plenare të Kuvendit, Bardhi akuzoi mazhorancën se rrëzon ligjet e opozitës, ndërkohë që i njëjti tekst, pasi rrëzohet, i jepet deputetëve të shumicës për t’u miratuar më pas, duke dëshmuar mungesë totale të etikës dhe standard të dyfishtë.

Deputeti opozitar kritikoi gjithashtu mënyrën sesi shqyrtohen projektligjet, duke kërkuar që çështjet logjike të opozitës të diskutohen në të njëjtën seancë dhe duke i bërë thirrje kryetarit të seancës të veprojë si moderator i paanshëm, jo si pjesë e politikave të mazhorancës.

“Së pari, është e vërtetë që nuk e kemi ngritur në Konferencën e Kryetarëve, sepse nuk mund ta ngresh aty kur ke depozituar një kërkesë për procedurë të përshpejtuar. Nuk ka asnjë sens votimi që ju sapo bëtë, sepse kjo është një paketë ligjore që përbëhet nga dy projektligje. Njëri nga këta projektligje është caktuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për t'u shqyrtuar më datë 16 prill, dhe është tërësisht logjike që edhe ligji tjetër që bën pjesë në këtë paketë të shqyrtohet atë ditë. Pse nuk duhet t’i jepni dakordësi për këtë? Pra, për çdo gjë kërkoni që opozita t’ia japë dakordësinë. Një datë dhe një çështje, kur kërkon opozita të futet në axhendën e Kuvendit, as kryetari i Kuvendit, as grupi parlamentar i shumicës, nuk pranojnë ta marrin parasysh. Çfarë shqetësimi ju sjell që të dyja ligjet, të cilat janë pjesë e një pakete, të shqyrtohen në të njëjtën seancë, më 16 prill?

Si është e mundur që për çdo gjë që propozon opozita, ju keni vetëm kartonin e kuq? Jemi gati të themi: kaloni nga fjalët te veprat. Ju jo vetëm i rrëzoni ligjet e opozitës thjesht sepse janë propozuar nga deputetët e opozitës, por keni edhe mungesën normale të etikës: një javë pasi e keni rrëzuar një propozim të opozitës, ia jepni një deputeti të mazhorancës, ai e firmos, e propozon dhe pas dy javësh e kaloni dhe e miratoni të njëjtin propozim. Këto jeni ju. Dhe pastaj thoni që jeni të interesuar për dialog, dhe se Kuvendi duhet të funksionojë normalisht. Ju opozitën e trajtoni me urrejtje, jo si kundërshtarë politikë sigurisht që jemi kundërshtarë politikë. Por një datë kërkojmë ne, dy projektligje të shqyrtohen bashkë, dhe ju votoni kundër.

    Zoti Peleshi, edhe një herë e kam me ju: luani rolin tuaj mbi palët, si moderator i debatit, dhe nuk bëni gabim; përkundrazi, jepni shumë pikë edhe për qytetarët që një herë në gjashtë muaj, kur ka një kërkesë logjike të opozitës, t’i kërkoni kolegëve tuaj ta mbështesin. Ose të paktën ndiqni modelin e Lindita Nikollës dhe Elisa Spiropalit, që një herë në tre muaj dilnin jashtë vendimit të grupit kur kishte një kërkesë të drejtë të opozitës dhe thoshin: “Unë ju mbështes, po s’kam ç’i bëj vendimmarrjes politike të grupit.” Dilni një herë nga rrjeshti, zoti kryetar! Një datë po kërkojmë të shqyrtojmë ligjet më 16 prill. Ku është e keqja këtu? Ju ngrini 80 veta kartonin kundër, dhe as nuk dini çfarë po votoni. Po rrëzoni armikun e popullit me karton të kuq,“

tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI