Flash

Lisa Kudrow rrëfehet: “Askush nuk interesohej për mua” në Friends

Lapsi.al 6 April 2026
Lisa Kudrow rrëfehet: “Askush nuk interesohej për mua”

Lisa Kudrow ka bërë një deklaratë të sinqertë për rolin e saj ikonë në serialin Friends, duke pranuar se nuk ishte personazhi më i pëlqyer nga publiku.

Në një intervistë të fundit për The Independent, ajo u shpreh hapur: “Askush nuk interesohej për mua”, duke shtuar se në disa raste në agjencinë e saj të talenteve e quanin “shoqja e gjashtë”.

Kudrow, e cila luajti rolin e Phoebe Buffay përkrah Jennifer Aniston, Courteney Cox, David Schwimmer, Matt LeBlanc dhe të ndjerit Matthew Perry, fitoi çmimin Emmy në vitin 1998 për aktoren më të mirë dytësore në një serial komik. Megjithatë, ajo thotë se shumëkush nuk besonte se do të kishte një karrierë të gjatë në Hollywood.

“Nuk kishte ndonjë vizion për mua apo pritshmëri për të ardhmen time profesionale. Thjesht mendohej se isha me fat që isha pjesë e atij seriali,” u shpreh ajo.

Seriali “Friends”, i transmetuar nga viti 1994 deri në 2004, mbetet një nga sitcom-et më të suksesshme në histori.

Kudrow gjithashtu foli për sfidat që hasi në interpretimin e Phoebe, duke theksuar se në fillim personazhi ishte shumë larg personalitetit të saj real.

“U desh shumë punë për të justifikuar mënyrën se si ajo fliste dhe vepronte. Ishte sfiduese, por edhe argëtuese,” tha ajo, duke shtuar se me kalimin e viteve disa elemente të Phoebe-s u bënë pjesë e saj.

Aktorja kundërshtoi gjithashtu perceptimin se Phoebe ishte “budallaqe”, duke theksuar se ajo e shihte personazhin si të veçantë dhe jo të paditur.

Së fundmi, 62-vjeçarja foli edhe për plakjen dhe karrierën e saj, duke treguar se kishte provuar Botox vetëm pas moshës 60-vjeçare, por tani mendon ta lërë pas.

“Kam frikë të shoh veten një ditë si gjyshja ime, por jam e emocionuar të interpretoj role më të pjekura,” përfundoi ajo.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI